Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

U diskutua me kryetarët e bashkisë gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ, disa nga projektaktet më të rëndësishme që do të  kalojnë së shpejti në qeveri siç janë:

  • Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.867 datë 10.12.2014 me proçedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtetërore”
  • Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.35/2023 për kopetencat për caktimin e pagave, trajtimet e tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike si dhe të pagës minimale në shkallë vendi”
  • Projektvendimi “Për rregullat e zbatimit mbi kontributin e sektorit privatë në krijimin e fondit publik të banesave sociale”
  • Projekt-urdhëri “Për miratimin e rregullores për standartizimin dhe administrimin e shtigjeve turistike”
  • Projekt-udhëzim “Për proçedurat e dhënies në përdorim të përkohëshëm të territoreve të kullotave, pjesë e zonave të mbrojtura”
  • Projekt-vendim “Për përcaktimin e kritereve dhe proçedurave për dhënien me qera të tokave jo-bujqësore shtetërore”
  • Projekt-Urdhëri “Nr.199, datë 07.05.2024 korniza e vlerësimit të cilësisë së kopshtit”
  • Projekt-Udhëzuesi “Metodologjikë për realizimin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të kopshtit”

Një nga projektaktet më të rëndësishme të diskutuara ishte rritja e konsiderueshme e pagave për punonjësit e aparatit të bashkive. Pagat do të njehsohen pavarësisht bashkisë duke mos i diferencuar më ato sipas numrit të banorëve. Gjithashtu, bashkitë do të përfitojnë edhe nga marrëveshja me Universitetin e Tiranës duke mundësuar kryerjen e praktikës së punës së studentëve sipas nevojave të tyre.