Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Një staf i trajnuar, i aftë dhe profesional në bashkitë tona është jetik për garantimin e shërbimit cilësor për qytetarët tanë. Ndaj, vlerësojmë rolin e Shkollës Rajonale për Administratën Publike për fuqizimin dhe trajnimin e administratës vendore. Bashkë me ngritjen e Akademisë, synojmë të forcojmë bashkitë tona për t’i rritur kapacitetet dhe për t’i bërë gati ato të përqafojnë reformat e BE por edhe për të përftuar më shumë fonde duke aplikuar në programet e Bashkimit Evropian.
Me iniciativë të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, AMVV në bashkëpunim me SHAV, ASPA, SHKQSH dhe me mbështetjen e Projektit “Bashki të Forta” kanë zhvilluar trajnimet për komisionet e përhershme të këshillave bashkiakë. Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte fuqizimi i rolit të Komisioneve të Këshillave Bashkiake në shqyrtimin e projekt-akteve, vlerësimin e tyre dhe përgatitjen e raporteve për propozimet ndaj këshilltarëve në seancën e këshillit, me qëllim krijimin e këshillave të suksesshëm. Trajnimet janë zhvilluar në dy faza, ku faza e parë ka patur si objektiv trajnimin e komisioneve të arsimit parashkollor dhe komisionet e shërbimeve publike (menaxhimi i mbetjeve), ndërsa faza e dytë ka patur si objektiv trajnimin e komisioneve të ekonomi-financës dhe komisioneve të barazisë gjinore.