Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në datë 29.02.2024 u mbajt mbledhja e parë e Grupit Ndërinstitucional të Punës për hartimin e ndryshimeve në ligjin nr.10 112, datë 09.04.2009 për “Administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”. Shumë shpejt do të kemi një zgjidhje për mirëmbajtjen dhe kujdesin për ambientet e përbashkëta në territorin e bashkive tona. Ndërtesat dhe hapësirat që ndajmë me njëri-tjetrin duhet të kenë standarde, të jenë të sigurta dhe të kontrollohen në mënyrë periodike duke siguruar një rritje të cilësisë së jetesës dhe një pronë me më shumë vlerë. U ra dakord që të gjitha institucionet anëtare të grupit të punës të sjellin kontributin e tyre në një dokument narrativ sipas tematikave të diskutuara. Drafti përfundimtar të finalizohet në fundin e muajit prill.