Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në Belsh me kryetarin e bashkise, Arif Tafani, dhe stafin e tij për të diskutuar sfidat e zhvillimit dhe mënyrat se si qeveria qëndrore të mund të ndihmojë për të zgjidhur problematika që kanë nevoj për masa rregulluese. Diskutuam për mundësitë se si mund të zhvillohet ekonomikisht territori dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij nëpermjet planeve konkrete që do të hartohen, si në fushën e turizmit dhe agroturizmit bashkë me ligenet e mrekullueshme, ashtu edhe në fushën e bujqësise. Lajm i mirë rritja e pagave për stafin e bashkisë, që i jep një dorë problemit të gjetjes së burimeve njerëzore të kualifikuar.