Konferencë Kombëtare “Përfshirja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”

Takimi i organizuar nga Rrjeti POP – Përballja e Ofertave Politike nën organizimin e Qëndrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim” mbajtën sot Konferencë Kombëtare “Përfshirja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”. Në këtë konferencë mori pjesë dhe Z. Saimir Plaku, Drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore bashkë me përfaqësues nga institucione të ndryshme të vendit, organizata të shoqërisë civile, agjenci të tjera dhe përfaqësues të qeverisjes vendore. Fjala përshëndetëse në këtë aktivitet u kryesua nga znj. Romina Kuko, zv. Ministëre e Brendshme.
Në këtë Konferencë u prezantua edhe Raporti Studimor “Përfshirja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor” për analizën e të cilit organizatat partnere të rrjetit POP u angazhuan në 12 bashki të vendit: Bashkia Durres, Bashkia Elbasan, Bashkia Fier, Bashkia Kamez, Bashkia Korçë, Bashkia Kukës, Bashkia Pogradec, Bashkia Pukë, Bashkia Shkodër, Bashkia Tirane, Bashkia Vau i Dejes dhe Bashkia Vlorë.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Përballja e Ofertave Politike”, dhe u mbështet nga Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy.