Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në këtë kategori përshihen raporte, udhëzues, praktika të mira dhe raport progrese mbi koordinimin e financimeve te huaja ne nivel vendor dhe praktikat e mira nga projektet e financuara nga donatorët.

I.Manual udhezues per koordinimin e financimeve te huaja ne nivel vendor

Qëllimi i këtij manuali është të udhëzojë dhe orientojë stafin e strukturave të Integrimit Europian të ngritur në çdo bashki me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 450 datë 26.07.2018, në përmbushjen e misionit të tyre për koordinimin dhe bashkërendimin e financimeve të huaja në nivel vendor. Ky manual informon mbi procedurat dhe mekanizmat me anë të të cilave mund të sigurohet financimi i huaj në mbështetje të prioriteteve dhe politikave në nivel vendor.

II.Praktika të mira 

Projekti ‘BE për Bashkitë’, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, ka hartuar një dokument që përmbledh raste studimore të bashkive që kanë shënuar arritje të rëndësishme.

III. Raport progres 2021-2022 projektet e financuara nga donatoret

Ky është raporti i parë i prodhuar në Shqipëri që paraqet kapacitetet e Bashkive të Shqipërisë për të aksesuar dhe zbatuar projektet e financuara nga donatorët. Raporti është përgatitur nën koordinimin e Agjencisë për Mbështetjen e Pushtetit Lokal, dhe me mbështetjen e projektit të asistencës teknike të financuar nga BE-ja “Bashkitë për Evropën”. Raporti paraqet të dhënat agregate për të gjitha projektet në zbatim gjatë periudhës kohore 2021-2022, të raportuara nga 61 komunat. Raporti i jep publikut informacion mbi projektet e financuara nga jashtë për të cilat bashkitë kanë aplikuar tek donatorë të ndryshëm dhe që zbatohen nga Bashkitë e Shqipërisë.