Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Financat Lokale, në bashkëpunim me AMVV, organizuan trajnimin lidhur me Shërbimin e Taksapaguesve dhe Menaxhimin e Ankesave në nivel vendor. Ky trajnim kishte për qëllim të ofronte njohuri të thelluara për përfaqësuesit e bashkive lidhur me grumbullimin e taksave dhe të drejtat e taksapaguesve, duke theksuar rëndësinë e transparencës në llogaritjen dhe mbledhjen e detyrimeve vendore.
Aktiviteti u vlerësua si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve ndaj taksapaguesve dhe rritjen e transparencës në menaxhimin e taksave vendore. Bashkitë kontribuan duke treguar interes të lartë në këtë proces, duke ofruar njohuritë dhe përvojat e tyre. Trajnuesit ishit të gatshëm për të ndërvepruar në mënyrë profesionale.
Në përfundim, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata, duke reflektuar angazhimin e tyre për të përmirësuar shërbimet ndaj taksapaguesve dhe për të rritur transparencën në menaxhimin e taksave vendore.
Në këtë trajnim u diskutua mbi mbledhjen e taksave vendore, menaxhimin e ankesave dhe apelimit administrativ, duke e konsideruar të drejtën e ankimit si një aspekt thelbësor të shtetit. Pjesëmarrësit u njohën me bazën ligjore mbi të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve dhe aktet mbështetëse, si dhe me rëndësinë e zhvillimeve teknologjike për përmirësimin e aksesit në informacion. Trajnimi përfshiu gjithashtu diskutime mbi specifikat e mbledhjes së taksave nga agjentë dhe çështjet që lidhen me gjobat për kundravajtje administrative.