Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Me kryeministrin, z.Edi Rama dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës Shqiptare, znj.Dallendyshe Bici dhe kolegët e pushtetit vendor ku u prezantua vendimi i marrë nga qeveria për përfshirjen e bashkive në procesin e legalizimit të banesave.
VKM nr. 435, datë 26.6.2024, për një shtesë në VKM nr. 867, datë 10.12.2014, “Për procedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtetërore” ka si qëllim bashkëpunimin e bashkive me ASHK, MSHPV, AMVV, AIE për përshpejtimin e proçesit të legalizimit për ndërtimet pa leje brenda territorit që mbulon bashkia sipas ndarjes territoriale në fuqi. Bashkia i jep rëndësi blloqeve gjeografike në funksion të planifikimit të territorit, shkëmben informacion, identifikon subjektet në terren informon subjektet duke vepruar si ndërmjetës në proçes.