Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve është parësore dhe është e nevojshme që punonjësit në bashkitë tona të jenë të trajnuar dhe të aftë për të kryer detyrat e tyre me efikasitet .Për këtë, së shpejti do të kemi kuadrin ligjor për organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, e cila do të mundësojë trajnimin e rreth 35 mijë punonjësve për 4 vitet e para të saj. Trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve në shërbim të qytetarëve është garancia për një cilësi më të mirë jetese dhe rezultate të prekshme në të gjitha njësitë administrative.