Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të vizitës shtetërore të Presidentit francez, Emmanuel Macron, Tirana përjetoi një moment historik me zhvillimin e Sekuencës së Inovacionit në Piramidë – simbolin më të ri të transformimit teknologjik dhe kulturor të kryeqytetit shqiptar.

Në këtë kuadër, në praninë e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama dhe Ministrit për Pushtetin Vendor, z. Arbjan Mazniku, u lançua zyrtarisht shkolla 42Tirana, një hap madhor drejt përforcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale.

Ky projekt vizionar shënon një etape të re në përgatitjen e talenteve të rinj shqiptarë për tregun ndërkombëtar të teknologjisë dhe për një të ardhme të ndërtuar mbi dije dhe kreativitet.

Falë mbështetjes së drejtpërdrejtë të Presidentit dhe partnerëve francezë, Shqipëria po e vendos veten gjithnjë e më shumë në hartën evropiane të zhvillimit teknologjik. Ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin, në rrugën drejt një ekonomie moderne, të gjelbër dhe të bazuar në inovacion.