Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në takimin mes Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Zëvendësministren franceze për Inovacionin, znj. Clara Chappaz, u zhvillua një bisedë e frytshme mbi zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjisë së qëndrueshme dhe mundësitë për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Francës. Diskutimet u fokusuan në konceptin e “Green AI” – inteligjenca artificiale e gjelbër – si një drejtim strategjik për të ardhmen, që synon zhvillimin e teknologjive të avancuara me ndikim pozitiv në mjedisi dhe klimë.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria është e gatshme të bëhet pjesë aktive e këtij transformimi të gjelbër dhe të shfrytëzojë potencialin e saj për të kontribuar në nisma rajonale dhe ndërkombëtare për inovacion të qëndrueshëm. Palët ndanë mendimin se bashkëpunimi mes dy vendeve, përmes projekteve konkrete në fushat e energjisë së rinovueshme, teknologjive digjitale dhe zgjidhjeve urbane të qëndrueshme, do të sillnin përfitime të ndërsjella dhe do të forconin partneritetin dypalësh. Teknologjia e gjelbër përfaqëson jo vetëm një nevojë urgjente në kontekstin e krizës klimatike globale, por edhe një mundësi reale për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.