Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Financat Lokale, në bashkëpunim me AMVV, organizuan trajnimin lidhur me Shërbimin e Taksapaguesve dhe Menaxhimin e Ankesave në nivel vendor. Ky trajnim kishte për qëllim të ofronte njohuri të thelluara për përfaqësuesit e bashkive lidhur me grumbullimin e taksave dhe të drejtat e taksapaguesve, duke theksuar rëndësinë e transparencës në llogaritjen dhe mbledhjen e detyrimeve vendore.
Aktiviteti u vlerësua si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve ndaj taksapaguesve dhe rritjen e transparencës në menaxhimin e taksave vendore. Bashkitë kontribuan duke treguar interes të lartë në këtë proces, duke ofruar njohuritë dhe përvojat e tyre. Trajnuesit ishit të gatshëm për të ndërvepruar në mënyrë profesionale.
Në përfundim, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata, duke reflektuar angazhimin e tyre për të përmirësuar shërbimet ndaj taksapaguesve dhe për të rritur transparencën në menaxhimin e taksave vendore.
Në këtë trajnim u diskutua mbi mbledhjen e taksave vendore, menaxhimin e ankesave dhe apelimit administrativ, duke e konsideruar të drejtën e ankimit si një aspekt thelbësor të shtetit. Pjesëmarrësit u njohën me bazën ligjore mbi të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve dhe aktet mbështetëse, si dhe me rëndësinë e zhvillimeve teknologjike për përmirësimin e aksesit në informacion. Trajnimi përfshiu gjithashtu diskutime mbi specifikat e mbledhjes së taksave nga agjentë dhe çështjet që lidhen me gjobat për kundravajtje administrative.
Përgjithësisht pyetjet dhe komentet vinin më kryesisht nga Bashkia Peqin, Cerrik dhe Pogradec. Bashkia Peqin ngriti pyetje në lidhje me strukturën e taksave në bashki nëse duhen hequr duke u bazuar në Manualet Orientuese, por u shpjegua se Manualet Orientuese janë sugjerime dhe se këto struktura janë opsionale për bashkitë. Ndërsa bashkia Cërrik sugjeroi se komunikimi i vendimeve pas procesit të shqyrtimit të ankimit është i rëndësishëm dhe se bashkia duhet të informojë qytetarët mbi vendimin e marrë dhe arsyet përkatëse, duke garantuar transparencë në proces. Nga ana tjetër Bashkia Pogradec sugjeroi se në faturat e qytetarëve (p.sh faturat e ujit), në të cilat përfshihen taksa, duhet të informohen se për cfarë paguajn.