Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në praninë e  Kryeministrit Edi Rama, Znj. Albana Kogiu  dhe Ministrit të Shtetit  Arbjan Mazniku,  u diskutua me Kryetarët e Bashkive për rritjen e gatishmërisë së personelit sa i përket emergjencave civile dhe mbështetjen ndaj qytetarëve në përballimin e fatkeqësive natyrore.

Gjatë takimit u  theksuan tre instrumente të rëndesishme, përmes të cilëve Pushteti Vendor mund t’u vijnë në ndihmë banorëve, familjeve dhe bizneseve:

Fondi i Kushtëzuar për emergiencat civile që këtë vit arriti në 800 milion lekë, mund të përdoret për dëmshpërblimin e të prekurve nga zjarret dhe përmbytjet;

Financimi nga qeveria i projekteve të infrastrukturës parandaluese që ka vendosur në dispozicion 1.3 miliard lekë këtë vit;

Fondi i mirëmbajtjes së digave, me 500 milion leke për të jetësuar 14 projekte me rëndësi kritike që do të ndihmojnë në mbrojtien nga përmbytjet.

Të gjithë drejtuesit Vendor të maksimizojnë përpjekjet për të rritur absorbimin e këtyre financimeve të konsiderueshme ndërkohë që brenda muajit tetor 2024 Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të organizojë thirrjen kombëtare të projekteve të infrastrukturës parandaluese, për t’i paraprirë nevojave të sezonit të ardhshëm.

Koha për veprim të shpejtë dhe efektiv, në mënyrë që muajt në vijim t’i dedikohen stërvitjes me cilësore të personelit në çdo cep të vendit dhe ngritjes së sistemeve të paralajmërimit të hershëm.