Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ky trajnim, si vazhdim i trajnimit përgatitor për këshillarët e rinj dhe komisionet e këshillave, fokusohet në rritjen e kapaciteteve menaxhuese të drejtuesve të këshillave bashkiake të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për mbarëvajtjen dhe kryerjen e detyrave ligjore të Këshillit. Qëllimi i trajnimit është fuqizimi i rolit udhëheqës dhe menaxhues të drejtuesve dhe strukturave të Këshillave Bashkiake, me qëllim krijimin e këshillave të suksesshëm, që me rolin e tyre në mbështetje të administratave të bashkive do të arrijnë të përmirësojnë sa më shume demokracinë vendore dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike.