Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në Këshillin Konsultativ më 4 Tetor u prezantuan dy nisma shumë të rendësishme për Pushtetin Vendor. E para është propozimi për ndryshimin e ligjit “Për Bashkëpronësine”, duke përmiresuar ndjeshëm mënyren se si duhet të mirëmbahen ambientet e përbashkëta. Bashkitë do të kenë një rol më aktiv në këtë proces. Kompetenca e tyre do të përfshijë urdhërimin e inspektimit të ndërtesave me iniciative të veten. Bashkia mund të caktojë edhe tarifat e mirëmbajtes nëse bashkëpronarët nuk bien dakord. Nisma tjetër ishte detyra që u la në mbledhjen e perbashkët mes Qeverisë dhe Bashkive në Shkodër.
Gjithash u prezantua lançimi i një platforme, ku në mënyrë periodike Kryetarët e Bashkive të diskutojnë online me përfaqësues të kabinetit qeveritar për të bashkërenduar punën mes tyre dhe për të folur mbi problematikat që kerkojnë bashkëpunim midis këtyre dy pushteteve per t’u zgjidhur. Kjo platformë tashmë është gati dhe së shpejti do te zhvillohet edhe mbledhja e parë.