Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 244, datë 17.4.2024, “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Vetëqeverisjen Vendore”, më datë 13 tetor 2026 u zhvillua mbledhja e Këshillit Konsultativ. Mbledhja plenare u zhvillua në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve, në Sallën e “Albanologjisë”. Në mbledhje morën pjesë anëtarët e Këshillit Konsultativ, përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes vendore (NJVV), si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore propozuese të projektakteve. Mbledhja u kryesua nga z. Oltjon Muzaka, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe z. Aldrin Dalipi, Kryetar i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve, bashkëkryetarë të Këshillit Konsultativ

Projektakte të konsultuara;

  • Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”,të ndryshuar
  • Projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 797, datë 29.9.2010, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores higjieno-sanitare mbi administrimin e cilësisë së ujërave larës”
  • Projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 409, datë 15.6.2002, të Këshillit të Ministrave “Për rregullat, mënyrat dhe afatet e trajtimit të poseduesve të ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen”
  • Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin min-erar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
  • Projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 820, datë 21.10.2020, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e procedurës, kategorive, të kushteve, të kërkesave të kualifikimit dhe të eksperiencës profesionale për personin të cilit i lëshohet certifikata në veprimtarinë stu-dimore-projektuese në fushën minerare”, i ndryshuar
  • Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 942, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e procedurave dhe të dokumentacionit për marrjen e lejeve minerare në zonat e hapura”, të ndryshuar
  • Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 741, datë 9.9.2015, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e formës, rasteve të kthimit dhe mënyrës së llogaritjes së garancive financiare për rehabilitimin e mjedisit, për realizimin e programit minimal të punës dhe realizimin e inves-timit në veprimtarinë minerare”, i ndryshuar
  • Projektvendimi “Për përcaktimin e rregullave dhe kushteve për ushtrimin e profesionit të opera-torit të transportit rrugor”
  • Projekturdhëri “Për miratimin e kontratës tip për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakul-turës ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njësive të vetëqeverisjes vendore dhe subjektit fitues të procedurës së prokurimit publik”
  • Projektudhëzimi “Për përcaktimin e procedurës së monitorimit të zbatimit të kontratave për ush-trimin e aktivitetit të ripopullimit të peshkimit, të peshkimit në ujërat e brendshme dhe të akuakulturës në sipërfaqet tokësore dhe ujore”
  • Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar