Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Mbledhje të parashikuara:

1. Tryezë Diskutimi dhe Këshillimi për Politikën Rajonale dhe Koordinimin e Instrumenteve Strukturore

Data e mbledhjes: 23 shtator 2026

Tema 1: Prezantimi i progresit në procesin e negociatave për Kapitullin 22 dhe përgatitjet për fazat e mëtejshme të procesit të anëtarësimit.

Tema 2: Diskutim mbi zbatimin e parimit të partneritetit sipas Kodit Evropian të Sjelljes për Partneritetin dhe përfshirjen e institucioneve qendrore, njësive të vetëqeverisjes vendore, shoqërisë civile dhe partnerëve social-ekonomikë në procesin e programimit.

Tema 3: Sesion informues nga ASPA mbi programet e trajnimit dhe zhvillimin e kapaciteteve administrative për institucionet pjesëmarrëse në Kapitullin 22.

2. Tryezë Diskutimi dhe Këshillimi për Politikën Rajonale dhe Koordinimin e Instrumenteve Strukturore

Data e mbledhjes: 17 nëntor 2026

Tema 1: Përditësim mbi zbatimin e Pikës Mbyllëse (Closing Benchmark) 4, me fokus në mekanizmat e konsultimit, funksionimin e partneritetit dhe angazhimin e aktorëve në nivel kombëtar dhe vendor.

Tema 2: Raportim progresi mbi zbatimin e Pikës Mbyllëse (Closing Benchmark) 6, me fokus në sistemet e menaxhimit financiar, kontrollit, auditimit, masat kundër mashtrimit dhe përgatitjen për administrimin e fondeve të Politikës së Kohezionit.