Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, theksoi se partneriteti mes Pushtetit Vendor dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është thelbësor për ofrimin e shërbimeve më efikase dhe transparente për qytetarët.
Gjatë tryezës me drejtuesit e ASHK-së, z. Demo riafirmoi synimin e përbashkët që viti 2026 të sjellë rezultate konkrete dhe një përmirësim të dukshëm në performancën e shërbimeve kadastrale në të gjitha bashkitë e vendit.
Ai nënvizoi se falë angazhimit të bashkive, rolit vendimtar të Kadastrës dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional, do të avancojë zhvillimi në territor dhe do të garantohen shërbime më të shpejta, cilësore dhe transparente për qytetarët.