slider_image
slider_image
slider_image
slider_image
slider_image
slider_image
slider_image
slider_image
slider_image

MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 10.02.2021

U mbajt mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje Vendore.

Nën drejtimin e bashkëkryetarëve Romina Kuko dhe Aldrin Dalipi u bë prezantimi i Drejtorit të ri të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, z. Saimir Plaku, i cili pason në këtë detyrë z. Bekim Murati.

Duke vlerësuar arritjet e Këshillit Konsultativ, z. Plaku u shpreh se: “do ta shtyjmë përpara agjendën e decentralizimit dhe punën e nisur me Këshillin Konsultativ. Në drejtimin e Zv/ministres Kuko dhe asistencën e Delegacionit të BE-së, Këshilli do të arrijë të kthehet në një institucion të rëndësishëm për pushtetin vendor”.

Mbledhja vijoi me diskutimet midis përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe vendor, të cilat u fokusuan në projektligjet e projektvendimet e sjella në Këshillin Konsultativ.

Projektligji “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve inovative”, pati diskutime ku u kërkua nga shoqatat e bashkive, parashikimi i kompensimit të të ardhurave bashkive nga efektet që do të prodhojë ky projektligj.

Projektvendimet mbi kriteret e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe masës së kompensimit të dëmeve nga këto fatkeqësi u prezantuan nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.

“Jemi të hapur për çdo lloj vlerësimi apo këshillimi. Jemi në një fazë të rëndësishme dhe po punojmë për zbutjen e riskut në nivel kombëtar e vendor. Njësitë e vetëqeverisjes vendore si dhe të gjitha strukturat e tjera janë pjesë e piramidës së strukturave të mbrojtjes civile dhe duhet të reagojnë edhe për parandalimin e hershëm të fatkeqësive”, – u shpreh z. Çako, duke marrë në konsideratë komentet dhe sugjerimet e shoqatave të pushtetit vendor.

Gjatë diskutimit të projektvendimit për shtesa në ligjin “Për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe kullotave publike” nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Shoqata për Autonomi Vendore kërkoi përshpejtimin e përfundimit të regjistrimit fillestar të inventarizimit të pyjeve dhe kullotave brenda këtij viti.

Në mbledhje u diskutua edhe projektvendimi mbi “Miratimin e dokumentit udhëzues të politikave mbi zonat e përcaktuara për akuakulturë”, për të cilin Zv/ministri i Bujqësisë, Roland Kristo theksoi se do të ndikojë në zhvillimin e akuakulturës në vendin tonë.

Anëtarët e Këshillit Konsultativ u njohën edhe me 2 projektvendimet “Mbi përcaktimin e metodologjisë dhe kritereve të llogaritjes së kuotës në zonat e zhvillimit të biznesit në bashki dhe “Menaxhimin e nënprodukteve të kafshëve, që nuk synohen për t’u konsumuar nga njeriu”.

Në përfundim të mbledhjes, Shoqata për Autonomi Vendore propozoi përfshirjen e pushtetit lokal në portalin “Mësues për Shqipërinë” për mësueset e arsimit parashkollor si një funksion i decentralizuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *