Workshop në vijim të proçesit për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 – 2030

📌Në vijim të proçesit për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 – 2030, Ministria e Brendshme dhe #AMVV me mbështetjen e Bashki të Forta, një projekt i Ambasadës Zvicerane, kanë zhvilluar një workshop dy ditor.
1️⃣Ekipi i ekspertëve prezantuan gjatë ditës së parë të workshopit gjetjet dhe rekomandimet në fushat:
▪️Administrimi Publik
▪️Standardet e Menaxhimit të Performancës dhe Shërbimit
▪️Menaxhimi i Mbetjeve
👉🏼U diskutua ecuria në hartimin e raporteve për këto fusha dhe përfshirja e rekomandimeve në Strategjinë e re të Decentralizimit.
2️⃣Dita e dytë e workshopit u fokusua në gjetjet dhe rekomandimet në fushat:
▪️Shërbimi i Arsimit Parashkollor
▪️Promovimi i Barazisë Gjinore
▪️Pjesëmarrja Publike dhe Këshilli Lokal
👉🏼Ky workshop pasqyroi punën analitike dhe cilësore të ekspertëve, e cila i shërben dhe lehtëson proçesin për hartimin e draftit të parë të Strategjisë së re Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 – 2030.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *