Workshop konsultativ me pjesëmarrje nga përfaqësues të qeverisjes lokale

📌 Në kuadër të Strategjisë së re Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 – 2030 si dhe objektivit strategjik për përmirësimin dhe transformimin digjital të shërbimeve administrative vendore, #AMVV me mbështetjen e projektit STAR 3/ UNDP organizoi një workshop konsultativ me pjesëmarrje nga përfaqësues të qeverisjes lokale.
🗣 Gjatë këtij workshopi u diskutuan:
▪️Zbatimi i praktikave aktuale dhe ato në zhvillim
▪️Nevojat dhe prioritetet për të avancuar ofrimin digjital të shërbimeve publike në bashki
▪️Rritja e mekanizmave të koordinimit dhe partneritetit për të avancuar digjitalizimin dhe ofrimin efiçent të shërbimeve publike në Shqipëri
▪️Kuptimi i të dhënave dhe informacionit në dispozicion për të informuar kryerjen e një vlerësimi gjithëpërfshirës të gatishmërisë digjitale të bashkive.
👉🏼 Shtrirja e shërbimeve online në nivel lokal është një proçes sfidues, por i domosdoshëm për ofrimin e shërbimeve publike cilësore pasi rrit transparencën, efikasitetin dhe nxit një kulturë të kujdesit ndaj qytetarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *