Tryezë diskutimi me pjesëmarrje nga përfaqësues të Këshillave Bashkiakë, Shoqatës së Bashkive dhe përfaqësues të shoqërisë civile

📌Ministria e Brendshme dhe #AMVV në bashkëpunim me Projektin Bashki të Forta organizoi një Tryezë Diskutimi me pjesëmarrje nga përfaqësues të Këshillave Bashkiakë, Shoqatës së Bashkive dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
👉🏼Gjatë këtij takimi u prezantuan analizat e situatës aktuale, gjetjet dhe rekomandimet për Strategjinë e re Ndërsektoriale të Decentralizimit.
👉🏼Këto rekomandime do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të suksesshme dhe të qëndrueshme të praktikave më të mira, të politikave dhe planeve të veprimit për forcimin e rolit kushtetues dhe ligjor të Këshillave Bashkiakë me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të konsultimit publik dhe të pjesëmarrjes qytetare në vendimarrjen e Këshillave Bashkiakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *