Konferenca me objekt diskutimi “Bashkitë në proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE”

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Ditën e djeshme u zhvillua Konferenca me objekt diskutimi “Bashkitë në proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE” me pjesmarrjen e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryebashkiakët dhe 61 Koordinatorët Vendorë të BE në bashkitë.
Ambasadorja e BE-së Sh.S.Znj.Vlahutin u shpreh se: “Decentralizimi fiskal është thelbësor në mënyrë që bashkitë në Shqipëri të marrin kontribute të konsiderueshme tatimore nga bizneset që operojnë në territorin e tyre”.
Rëndësi dhe peshë të madhe pati dhe fjalimi i Zv. Ministrit të Brendshëm Znj. Romina Kuko ku si përgjegjëse për Çështjet Vendore dhe Decentralizimin, e cila garantoi se mbështetja për qeverinë lokale do të jetë e vazhdueshme dhe me prioritet të veçantë, duke i dhënë një fokus gjithashtu edhe projekteve të partnerëve, të cilat kanë qenë një ndihmë e jashtëzakonshme në këtë proçes. Gjithashtu u theksua edhe roli i madh që kanë dhënë donatorët në proçesin e decentralizimit. Ngritja e njësive të integrimit në çdo bashki duke analizuar mundësinë për revizionimin e strategjisë ndërsektoriale dhe decentralizimin brenda këtij viti, në mënyrë që ajo të reflektojë sa më mirë problematikat e hasura deri tani. Në mbyllje të fjalimit shprehu gadishmërinë dhe dashamirësinë për mirëpritjen e çdo problemi.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”5204,5203,5202,5201,5200,5199,5198,5197″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *