Mbledhja e Komitetit Drejtues të projektit STAR2

[vc_row][vc_column][vc_column_text]U zhvillua sot, pranë zyrave të PNUD, mbledhja e Komitetit Drejtues të projektit STAR2.
Mbledhja u drejtua nga Zëvendës Ministrja e Brendshme, znj.Romina Kuko në cilësinë e homologut institucional të projektit dhe znj.Lymia Eltayeb, drejtore e PNUD në Shqipëri.
Pikat kryesore të diskutimit ishin ecuria e progresit në zbatimin e projektit dhe sfidat më të afërta që duhen përmbushur.
Komiteti Drejtues vlerësoi me nota pozitive intensitetin e deritanishëm të zbatimit të projektit dhe kërkoi që të ruhet kjo shpejtësi me qëllim realizimin në kohë të objektivave të STAR2 në mbështetje të forcimit të qeverisjes vendore në Shqipëri.
STAR2- Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, Suedia, Italia, Zvicra, USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë në mbështetje të konsolidimit të njësive vendore të Shqipërisë. Partneri zbatues i projektit është Ministria e Puneve te Brendeshme. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”5865,5866,5867,5868,5869,5870,5871″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *