Mbledhja e pestë e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore – Vetëqeverisje Vendore

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Sot, më datë 24 Shtator 2018, u zhvillua mbledhja e pestë e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore – Vetëqeverisje Vendore, ku u diskutua lidhur me:

– Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore (MTR- Medium Term Review).
-Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe Kulturën”.
-Për miratimin e hartës së përditësuar të kufijve administrativo-territorial, të VKM-së së Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”.
– VKM “Për përcaktimin e rregullave të bashkëpunimit midis administratorëve të ndërtesave të banimit, Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe Policisë së Shtetit.
– VKM “Për procedurat e kryerjes së kontrollit të veprimtarisë dhe të zbatimit të legjislacionit për ndihmën ekonomike dhe aftësinë e kufizuar në strukturat e varësisë së shërbimit social shtetëror dhe pranë njësive të vetëqeverisjes vendore”.
-VKM “Për miratimin e dokumentit të stratëgjisë kombëtare dhe planeve të veprimit për zbutjen e gazeve me efekt serrë (NMP) dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike (NAP)”.
– VKM “Për përcaktimin e rregullave për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, si dhe të kritereve e të procedurave të zvogëlimit të sipërfaqes e të vëllimit të fondit pyjor”.
– VKM “Për përcaktimin e rregullave dhë të procedurave që ndiqen për heqjen, shtimin dhe ndryshimin e destinacionit të fondit kullosor”.
-Prezantim për Projektligjin për Rininë.
– VKM “Për kriteret për përcaktimin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, numrit thelbësor dhe kërkesës së mjaftueshme të personave të pakicave kombëtare, për t’u arsimuar në gjuhën e pakicës”.

Kjo mbledhje u kryesua nga Znj. Romina Kuko, Zv/ Ministre e Brendshme.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”5914,5915,5916,5917,5918,5919,5920,5921,5922,5932,5931,5930,5929,5928,5927,5926,5925,5924,5923″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *