Mbledhja e Këshillit Konsultativ, Qeveri Qëndrore Vetëqeverisje Vendore

[vc_row][vc_column][vc_column_text]U zhvillua sot mbledhja e Këshillit Konsultativ, Qeveri Qëndrore Vetëqeverisje Vendore e cila u kryesua nga Zv/Ministër i Brendshëm Znj.Romina Kuko me bashkëkryetar Z.Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.
Pjesë e kësaj mbledhjeje të parë për vitin 2019 ishte dhe Z.Erjon Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë.

Projektaktet e prezantuara vijojnë si më poshtë:

1) Projektligj “Për mbrojtjen e faunës së egër “I ndryshuar”;
2) Projektvendimin “Për kriteret dhe mënyrën e zonimit të territorit të një zone të mbrojtur mjedisore”;
3) Projektvendim “Për procedurat dhe rregullat për kthimin dhe riatdhesimin e femijëvë të pashoqëruar”;
4) Projektvendim “Metodologjia e Financimit të Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror”;

Prezantime të projekteve rinore:
5) Z. Arlind Kullolli prezanton: Heronjtë me Mantel të Bardhë;
6) Znj. Emanuela Meci prezanton: Një Durrës që pedalon;
7) Z. Lusien Beci prezanton: Qendër Shërbimesh në mbështetje të grave kryefamiljare;

8) Projektvendimin “Për disa ndryshime në VKM nr.132, datë 07.03.2018 “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së takuseshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës se taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”;
9) Prezantim mbi Buxhetin Vendor 2019 dhe ndryshimet kryesore në sistemin e financave dhe taksave vendore;
10) Projektvendim “Për përcaktimin e procedurave të zhvendosjes dhe të bashkëpunimit institucional”;
11) Projektvendim “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas cdo programi social të strehimit, dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”;
12) Projektvendim “Për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit, për subvencionimin e qirasë, kriteret e dhënies dhe mënyrën e llogaritjes së subvencionit të qirasë”;
13) Projektvendim “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi, në subvencionimin e qirasë nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së subvencionit”;

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”6138,6139,6140,6141,6142,6143,6144,6145″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *