Mbledhja e Këshillit Konsultativ datë 01.04.2019

[vc_row][vc_column][vc_column_text]U zhvillua mbledhja e tretë për këtë vit e Këshillit Konsultativ “Qeverisjes Qëndrore me Vetëqeverisjen Vendore” në ambientet e “Tirana International Hotel” ,organizuar nga Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore si një shprehje e angazhimit për t’a kthyer këtë Këshill në një instrument institucional debati dhe konsultimi midis qeverisë qëndrore dhe asaj vendore.

Pjesë e kësaj mbledhje ishin të gjithë aktorët të cilët punojnë me vetëqeverisjen vendore si dhe me pjesmarrjen e veçante të Z.Lugi Soreca, Ambasadori i delegacionit të BE dhe Z.Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Kjo mbledhje u kryesua nga Zv.Ministria e Brendshme Znj.Romina Kuko dhe bashkëkryetari Z.Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.

Projektaktet e prezantuara vijojnë si më poshtë:

  • Matrica e Kompetencave e Vetëqeverisjes Vendore;
  • Ligji për “Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”;
  • Projektvendim për “Përcaktimin e Autoriteteve Kompetente dhe proçedurës që do të ndiqet për përmbushjen e detyrimeve të caktuara nga gjykata për të miturin në konflikt me ligjin”;
  • Projektvendim për “Miratimin e rregullave për shpalljen e zonave të veçanta të ruajtjes”;
  • Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit 2019-2023.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *