Zbatimi i Sistemit Informativ të One Stop Shop për ofrimin e shërbimeve administrative në bashkitë e vendit

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Zbatimi i Sistemit Informativ të One Stop Shop për ofrimin e shërbimeve administrative në bashkitë e vendit është një nga aktivitetet kryesore të STAR2 – “Konsolidimi i Projektit të Reformës Administrative Territoriale”. Kjo asistencë përfshin analizën, projektimin e zhvillimin, vendosjen, trajnimin e mirëmbajtjen si dhe mbështetjen për 49 bashkitë e synuara. Ky projekt në vazhdimësinë e tij arriti që dje me 15 Prill 2019 të hapi edhe 3 qëndra ”One Stop Shop” në bashkitë Belsh, Lushnjë dhe Mallakastër. Numri i tyre arriti në 15 zyra me një ndalesë, ku gjatë muajit Prill synohet të arrihet në 20 të tilla për një efikasitet në ofrimin e shërbimeve për qytetarët duke eliminuar zvarritjet dhe reduktuar kohën në dhënien e shërbimeve.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”6247,6248,6249,6250,6251″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *