Takimi kombëtar mbi “Vlerësimin dhe zbatimin e Kodit të Proçedurave Administrative dhe përpilimin e Proçedurave Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore”

[vc_row][vc_column][vc_column_text]U organizua dje në Tiranë takimi kombëtar mbi “Vlerësimin dhe zbatimin e Kodit të Proçedurave Administrative dhe përpilimin e Proçedurave Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore” ku u shkëmbyen gjetjet kryesore mbi vlerësimet dhe rekomandimet mbi Proçedurat Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore.
Zbatimi i Reformës Administrative Territoriale, Strategjisë së Decentralizimit, dhe Ligjit për Qeverisjen Vendore, zgjeroi jo vetëm territorin dhe popullsinë e bashkive, funksionet e kompetencat e tyre, por shtoi edhe pritshmëritë e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për shërbime më të mira, transparencë dhe përfshirje në vendimmarrje.
Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, 61 bashkitë u përballën me nevojën për të forcuar kapacitetet e tyre institucionale, duke u bazuar në procedura ligjore për një administratë profesioniste.
Forcimi i njohurive dhe aftësive të administratës vendore për zbatimin e Kodit të Proçedurave Administrative dhe avancimi i mëtejshëm me hartimin e Proçedurave Standarde të Veprimit për funksionet e qeverisjes vendore është një hap përpara drejt operacionalizimit të proceseve të punës që ndihmon kryetarët e bashkive për të përmirësuar më tej menaxhimin dhe rritjen e performancës së bashkive.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”6237,6238,6239,6240,6241,6242,6243″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *