Takim dy ditor me Grupin Teknik të Punës

📌Hartimi i Strategjisë së re Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 – 2030 zhvillohet në një moment që reflekton mbi përvojën dhe bilancin e tetë viteve të Reformës Administrative Territoriale. Stadi i ri ku ka mbërritur Qeverisja Vendore dhe objektivi strategjik për decentralizimin dhe autonominë vendore është një proces që kërkon studime, analiza dhe konsultime të vazhdueshme me grupet e interesit, me ekspertë të fushës, me komunitetin dhe institucionet publike si dhe qasje me përvojat më të mira nga vendet e BE-së.
➡️Ministria e Brendshme dhe #AMVV, me mbështetjen e projektit #STAR3, organizuan një takim dy ditor me Grupin Teknik të Punës dhe përfaqësues nga Ministritë e linjës ku u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet mbi fushat kryesore ku fokusohet Strategjia e re.
➡️Gjatë ditës së parë të takimit u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet mbi Funksionet e Vetëqeverisjes Vendore, një nga prioritetet dhe fushat kryesore që përfshin disa prej përgjegjësive më të rëndësishme të pushtetit vendor.
➡️Në ditën e dytë, u diskutua mbi gjetjet dhe rekomandimet mbi Zhvillimin Ekonomik Vendor, më konkretisht rëndësia e ushtrimit të funksioneve të NJVV-ve në mënyrë autonome duke respektuar kuadrin ligjor, mbështetur në parimin e subsidaritetit duke ofruar shërbime efikase dhe eficiente në komunikim të vazhdueshëm dhe transparent me qytetarët.
➡️Gjatë seksionit mbi gjetjet dhe rekomandimet mbi Demokracinë Vendore dhe Agjendën Evropiane u theksua rëndësia e transparencës dhe konsolidimit të këshillave bashkiak dhe rritjes së kapaciteteve të NJQV për të zbatuar me sukses detyrimet për anëtarësimin në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *