Shkodër

Bashkia Shkodër

Sipërfaqja: 872,71 km2

Popullsia: 135,612 banorë

Nr.Familje 62.271

Njësi Administrative       Nr. Banorë    

  • Shkodër                       114.085
  • Ana e Malit                 5.968
  • Bërdicë                        9.655
  • Dajç                             8.998
  • Guri i Zi                      11.938
  • Postribë                       11.730
  • Pult                              3.249
  • Rrethinat                     23.923
  • Shalë                           5.934
  • Shosh                          5934
  • Velipojë                       9.574

Fshatra total: 93 Fshatra

Fshatra turistike: Zogaj,Theth,Drisht

Pozita Gjeografike

Shkodra kufizohet në veri me Bashkinë e Malësisë së Madhe, në perëndim me Malin e Zi, në lindje me Bashkinë Tropojë, në jug me Bashkinë Vau i Dejës dhe një pjesë e saj me Bashkinë Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Shkodrës.

Profili i Bashkisë Shkodër

Pozita  gjeografike e bashkisë së Shkodrës dhe kushtet klimaterike i japin asaj avantazhe në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Brenda një hapësire prej 100 km, rajoni paraqet kushte optimale natyrore për turizëm bregdetar dhe liqenor (Velipoja dhe liqeni i Shkodrës); turizëm malor (Thethi); turizëm kulturor (qyteti i Shkodrës dhe kështjella e Rozafës) si dhe agro-turizëm.

Zhvillimi ekonomik

Aktualisht sipërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme janë burimi kryesor i të ardhurave ekonomike, por edhe industria e lehtë apo sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë kanë potenciale në gjenerimin e të ardhurave. Prezenca e ndërmarrjeve të huaja ka fillimet e saja që nga  vitet ‘90, duke pasur prani të vazhdueshme  në sektorin privat. Bizneset kryesore që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik janë kryesisht të orientuara në industrinë e lehtë  prodhuese, në përpunimin dhe prodhimin e materialeve tekstile si dhe tregti dhe biznese shërbimesh. Këto të fundit, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të bizneseve që operojnë në Shkodër, kjo falë kapitalit  njerëzor të pranishëm si dhe sipërmarrësve të ndryshëm vendas e të huaj, të cilët kanë gjetur në Shkodër ambientin e përshtatshëm për zhvillimin e biznesit të tyre

Gjatë viteve të fundit, në qytetin e Shkodrës ka pasur një hov të biznesit fason, i cili ka ndikuar pozitivisht në zbutjen e papunësisë. Zona industriale e Shkodrës e cila ndodhet në periferi të qytetit është një burim të ardhurash për kët bashki. Bizneset kryesore operuese janë: prodhim këpucësh dhe konfeksione, përpunime të materialeve elektrike dhe duralumin, përpunim druri, përpunim i duhanit, nënprodukte të mishit, ëmbëlsira etj.

Turizmi gjithashtu është një faktor që ndikon në ekonomine e kësaj bashkie.Përmendim Kalanë e Rozafës, Njësinë plazhin e Velipojës, pika turistike e Thethit,lumin e Shalës etj.

Bashkia Shkodër ka një kapacitet të bollshëm për pritjen e turistave të huaj dhe vendas.

 

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Shkodër     7,269             1,486          454          151       2,465                160                1,226                     100            1,227

 

 

 

 

 

 

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Shkodër

Investimet në fushën e turizmit përmes mbrojtjes së liqenit të Shkodrës dhe mbështetjes së zhvillimit të turizmit malor në parkun kombëtar të Thethit mbetet një tjetër sfidë për Bashkinë e Shkodrës.

Krijimi i klimës së favorshme për biznesin përmes politikave fiskale konsiderohet me dobi të dyfishtë për punësimin dhe zhvillimin ekonomik të Shkodrës. Në të njëjtin drejtim shihet me interes edhe mbështetja e artizanatit tradicional të zonës dhe krijimi i një tregu për këto produkte.

Mbulimi me shërbim pastrimi

Nr. i popullsisë që shërbehet me grumbullimin e mbeturinave                                  143.194

% e popullsisë që shërbehet me grumbullimin e mbeturinave                                   93%

% e territorit që mbulohet me shërbim me grumbullimin e mbeturinave                  85%

Mirëmbajtje dhe ndriçim

  • 210.000 m2 sipërfaqe e ndriçuar e mirëmbajtur
  • 000 m2 sipërfaqe e gjelbëruar e ndriçuar e mirëmbajtur
  • Mirëmbajtje e 4.640 ndriçuesve të zakonshëm
  • Mirëmbajtje e 118 ndriçuesve dekorativ

Shërbimi i ujë dhe kanalizime

26.909 familje (76% në Shkodër qytet) furnizohen me ujë të pijshëm

22.176 familje janë të lidhur me rrjetin  KUZ në Bashkinë Shkodër

Në Bashkinë Shkodër ka 2 impiante të pastrimit të ujërave të zeza në Velipojë dhe në Shirokë

 

Edukimi

Numri i shkollave                  90

Numri i Konvikteve              2

Numri i Kopshteve                59

Shkollë Speciale                     1

Numri i Çerdheve                 4

 

Bujqësia

Sip. Tokë bujqësore ha         16.054

Ferma Bujqësore                  11.200

Pyje                                         30.992

Kullota                                   5.377  

 

Kanale Ujitëse           213 km            37 km funksional                   176 km jo funksionalë         

Kanale Kulluese        729.8 km         106.5 km kanale II                506.4 km kanale III

 

Projekte

  • “Bashki Të Forta”
  • Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara”Askush Të Mos Mbetet Pas”
  • “Bashkitë Për Në Evropë”
  • “Star 2”
  • “Reload”

 

Kryetare e  Bashkisë:                                               Voltana Ademi

Kryetare Këshillit Bashkiak:                                   Brisela Kadia

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak:               51 Këshilltarë

Numri Total i Punonjësve                                        919 Punonjës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *