Roskovec

PROFILI I BASHKISË ROSKOVEC

1.     Një vështrim i përgjithshëm

Sipërfaqja: 118.01  km2

Popullsia: 32,040 banorë

Njesia administrative            Nr banorë                             Nr i familjeve

*                                                       Roskovec                                          8,866

*                                                            Kuman                                           8,519

*                                                            Kurjan                                           5,319

*                                                            Strum                                            9,336

 GJITHËSEJ               32040                                       

Numri i fshatrave:    14

Zona Gjeografike: Bashkia e re Roskovec kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Lushnjë, në jug me bashkinë Mallakastër, në lindje me bashkinë Ura Vajgurore, ndërsa në perëndim me bashkinë Patos. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Roskovecit.

Profili i bashkisë Bashkia e Roskovecit  shtrihet pjesërisht mbi zonën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, e cila njihet si burimi më i madh i naftës në Europën kontinentale. Pjesë e bashkisë pas ndarjes së re territoriale do të jetë komuna Kurjan, e cila përfshin edhe fshatin Marinzë, që njihet veçanërisht si zonë naftëmbajtëse. Në këto kushte edhe të ardhurat kryesore të banorëve vijnë nga ky sektor, në të cilin janë punësuar shumë prej banorëve të zonës. Gjithashtu, njësitë e tregtimit dhe shërbimeve janë një tjetër sektor ku janë punësuar shumë prej banorëve të qytetit të Roskovecit. Sa i takon zonave rurale, të ardhurat fitohen kryesisht nga prodhimet bujqësore dhe agrumet.

Qyteti i Roskovecit ka përfituar disa projekte publike të financuara nga qeveria qendrore gjatë viteve të fundit për zhvillimin e infrastrukturës rrugore brenda qytetit, si dhe për ndërtimin e shkollave dhe qendrave shëndetësore. Ndër më kryesoret ndër to mund të përmendet ndërtimi i unazës së qytetit dhe ai i bulevardit kryesor. Gjithsesi, rruga lidhëse Fier – Berat e cila kalon në këtë bashki është ende në proces rikonstruksioni dhe në gjendje shumë të keqe, duke vështirësuar në këtë mënyrë lëvizjen e banorëve drejt këtyre dy qendrave të rëndësishme urbane në afërsi të saj. Bashkia e Roskovecit do të përfshijë një territor të larmishëm me interesa shumë të ndryshme ekonomike. Komuna Kuman dhe banorët e saj i kanë interesat kryesore të lidhura me sektorin e naftës ndërkohë që komunat Strum dhe Kurjan janë të përqendruara te bujqësia. Balancimi i nevojave të ndryshme të këtyre banorëve dhe i financimeve që do të parshikohen në buxhetin e bashkisë do të përbëjë një nga sfidat kryesore të pushtetit të ri vendor

Burimet financiare në dispozicion të bashkisë Roskovec kanë ndjekur prirje rritëse në tre vitet e fundit. Pas një zgjerimi me rreth 43.1% në terma vjetorë në vitin 2016, rritja e burimeve financiare u moderua në rreth 22.1% në vitin 2018. Rritja e burimeve financiare në dispozicion u përcaktua gjerësisht prej rritjes së nivelit të transfertave ndërqeveritare, të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara. Në të kundërt, të ardhurat nga burimet e veta vendore rezultojnë të jenë tkurrur me rreth 25.8% në terma vjetorë. Të ardhurat nga taksat vendore shënuan rritje me rreth 6.3%ndërsa të ardhurat nga tarifat vendore shënuan rritje me rreth 11.8% në terma vjetorë në fund të vitit 2018..

Grafiku 2: Të ardhurat sipas llojeve për vitin 2018

 

 

 

 

 

 

Zhvillimi ekonomik

Numri i ndërmarrjeve aktive ndoqi prirje rritëse në vitet e fundit, me një rritje vjetore prej 4.1%. Në terma strukturorë, bizneset janë të përqendruara në prodhimin e të mirave, bujqësisë pyjeve dhe peshkimit të cilat rezultojnë në rritje. Ndërsa në rënie rezultojnë bizneset që operojnë në fushën e tregtisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor.

 

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Roskovec         1,539         1,057               37                 4            242                   46                 98                 3                 52

 

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor pas ndarjes së re

Bashkia e Roskovecit do të përfshijë një territor të larmishëm me interesa shumë të ndryshme ekonomike. Komuna Kuman dhe banorët e saj i kanë interesat kryesore të lidhura me sektorin e naftës ndërkohë që komunat Strum dhe Kurjan janë të përqendruara te bujqësia. Balancimi i nevojave të ndryshme të këtyre banorëve dhe i financimeve që do të parshikohen në buxhetin e bashkisë së re do të përbëjë një nga sfidat kryesore të pushtetit të ri vendor. Për këtë arsye, gjithëpërfshirja e banorëve të zonave të ndryshme në vendimmarrjen e kësaj bashkie.

Një tjetër sfidë e kësaj bashkie lidhet me rehabilitimin dhe kontrollin e ndotjes mjedisore që vjen si pasojë e industrisë naftënxjerrëse, por dhe mirëmenaxhimi i të ardhurave nga renta minerare që përfitohet përmes qeverisë qendrore nga kjo industri.

Një ndër problematikat kryesore të ngritura nga komuniteti i kësaj zone, e përbërë kryesisht nga popullsi rurale, është dhe nevoja për krijimin e një tregu për shitblerjen e mallrave bujqësorë dhe blegtorialë të zonës, e cila aktualisht kryhet në këtë zonë çdo të shtunë drejtpërsëdrejti në rrugët e qytetit.

Ndriçimi publik

Rrjeti elektrik i ndriçimit rrugor dhe publik në Bashkinë e Roskovecit është heterogjen dhe harta e mbulimit me këtë shërbim përfshin kryesisht zonën e qytetit dhe disa zona të veçanta turistike.

Edukimi

  1. Shkolla te mesme,
  2. 9-vjecaredhe
  3. kopshte ne total dhesipas njesive administrative
  4. Cerdhe

 

Roskovec Kuman Kurjan Strum
1. Shkolla te mesme,  1  0  1  0
2. Shkolla 9 vjecare  1  4  3  4 + 2 fillore
3.  Kopshte ne total dhe sipas njesive administrative  2  5  4  6
4. Cerdhe  0  0  0

 

Bujqesia

  1. Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative,
  2. Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total.
  3. Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative,
  4. Mbulimi me kullim dhe vaditje.

Në territorin e Bashkisë Roskovec për sa i përket kategorisë bazë Tokë Bujqësore  gjenden nënkategoritë:  Kultura të përhershme,  Kultura sezonale, Tokat Djerrë të pranishme në gjendjen ekzistuese, synohen të konvertohen në toka të punuara, sipas drejtimeve të Strategjisë Territoriale.

Bazuar në kapacitetet aktuale të Njësive Ekonomike Bujqësore, në territorin bujqësor, që ata menaxhojnë nuk ka një specializim në një lloj kulture, ndaj në të dyja nënkategoritë kryesore lejohet miksiteti i tyre territoret që përfshihen në kategorinë bazë Infrastrukturë Bujqësore përfshijnë në nnjësinë, e cila gjendet dhe në Bashkinë Roskovec:

Infrastrukturë Vaditje dhe Kullimi

Në këtë nënkategori përfshihen, si kanalet ujitëse dhe kulluese (rrjete), ashtu dhe rezervuarët (zona). Rrjetet, përjashtur infrastrukturat kryesore, nuk janë të përfshira në ndarjen në njësi, ndërsa rezervuarët janë pjesë e njësive të veçanta të Sistemit Bujqësor.

 

Përfshirja në projekte.

STAR 2

RELOAD

Bashkitë për në Evropë

Bashki të forta.

Në listen e 100 fshatrave turisikë në bashkinë e Roskovecit përfshihet; Luar.

Kryetari i Bashkisë Roskovec: Majlinda Bufi

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Kadri Hyska

Këshilli Bashkiak: 21 anëtarë

Numri i punonjësve.  341

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *