PROJEKT – VENDIM

PËR ÇËSHTJET OBJEKT KONSULTIMI DHE STUKTURËN, PROCEDURËN, FORMËN, MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE FUNKSIONIMIT TË KËSHILLIT KONSULTATIV TË QEVERISJEN QËNDRORE ME VETËQEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, paragrafi i tretë i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, me propozimin e ministrit të shtetit për Çështjet Vendore, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

KREU I

QËLLIMI DHE NATYRA E ÇËSHTJEVE PËR KONSULTIM

Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Këshillit Konsultativ të Vetëqeverisjes Vendore me Qeverisjen Qëndore, përbërja dhe funksionimi i tij, natyra e çështjeve objekt konsultimi dhe procesin e konsultimit mes qeverisjes vendore dhe qeverisjes qëndore. Kuptimi i njësive të vetqeverisjes vendore përcaktohet në nenin 5 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Objekt i konsultimit mes qeverisjes qëndrore dhe vetëqeverisjes vendore, sipas këtij vendimi, janë edhe funksionet dhe/ose kompetencat e deleguara pushtetit vendor, transferimi i funksioneve ose kompetencave të reja dhe propozimet e politikave për çështje që prekin interesat e pushtetit vendor, në përputhje me legjislacionin përkatës.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore konsultohen gjatë vitit kalendarik për financat e tyre, mjaftueshmërinë dhe stabilitetin e burimeve të tyre për arritjen e qëllimeve dhe kryerjen e shërbimeve të përcaktuara për to në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligjeve të tjera në fuqi.
Çështjet të cilat janë objekt konsultimi mes vetëqeverisjes vendore dhe qeverisjes qëndrore, sipas këtij vendimi, janë:
hartimi dhe zbatimi i politikave të decentralizimit dhe monitorimi i realizimit të tyre;
hartimi dhe zbatimi i politikave fiskale dhe financiare vendore, përfshirë transfertat ndërqeveritare dhe financimi i qeverisjes vendore nga buxheti i shtetit;
funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike;
funksionet e bashkive në fushën e shërbimeve sociale;
funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese;
funksionet e bashkive në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
funksionet e bashkive në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, pyjeve kullotave, natyrës dhe biodiversitetit;
funksionet e bashkive në fushën e zhvillimit ekonomik vendor;
funksionet e bashkive në fushën e sigurisë publike;
hartimi dhe zbatimi i politikave rajonale
hartimi dhe zbatimi i politikave rajonale dhe harmonizimi i tyre me politikat shtetërore në niveli qarku.
funksionet dhe kompetencat e këshillit të qarkut dhe çdo funksion tjetër i dhënë me ligj.
çdo çështje tjetër që është në interesin reciprok të qeverisë qëndrore dhe/ose qeverisjes vendore.
KREU II

PARIMET E PROCESIT TË KONSULTIMIT

Procesi i konsultimit në Këshillin Konsultativ bazohet në:
a) parimin e informimit, nëpërmjet njoftimit dhe vënies në dispozicion të anëtarëve të Këshillit Konsultativ, shoqatave përfaqësuese të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe nëpërmjet tyre, të gjithë njësive të vetëqeverisjes vendore të projektligjeve, projektvendimeve, projektpolitikave ose projektstrategjive që propozohen nga qeverisja qëndrore;
b) parimin e këshillimit, nëpërmjet shkëmbimit të mendimeve, komenteve, vërejtjeve dhe propozimeve për projektligjet, projektaktet nënligjore, projektpolitikat ose projektstrategjitë të propozuara nga qeverisja qëndrore dhe që kanë ndikim në ushtrimin e të drejtave dhe funksioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore;
c) parimin e angazhimit të shoqatave përfaqësuese të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe të vetë këtyre njësive, si dhe dhe rritjen e transparencës, nëpërmjet përfshirjes së tyre në procesin e formulimit dhe miratimit të projektakteve, politikave dhe zgjidhjeve konkrete.
ç) parimin e bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv me të gjithë shoqatat përfaqësuese të njësive të vetëqeverisjes vendore.

KREU III

KRIJIMI, PËRBËRJA DHE DREJTIMI I KËSHILLIT KONSULTATIV

Me qëllim arritjen dhe institucionalizimin e procesit të konsultimit mes Vetëqeverisjes Vendore dhe Qeverisjes Qëndrore krijohet Këshilli Konsultativ. Këshilli Konsultativ i Vetëqeverisjes Vendore me Qeverisjen Qëndrore është forumi kryesor në të cilin qeverisja qëndrore konsultohet me njësitë e vetëqeverisjes vendore për projektligjet, projektvendimet e Këshillit të Ministrave, projektpolitikat dhe projektstrategjitë dhe që rregullojnë ose kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Përbërja e Këshillit Konsultativ është në përfaqësim të barabartë anëtarësh, 6 përfaqësues të qeverisë qëndrore dhe 6 përfaqësues të vetëqeverisjes vendore, si më poshtë:
Ministri përgjegjës për çështjet vendore,
Zv/Ministri përgjegjës për fushën e financave,
Zv/Ministri përgjegjës për fushën e ekonomisë,
Zv/Ministri përgjegjës për çështjet e brendshme
Zv/Ministri përgjegjës për planifikimin dhe zhvillimin e territorit,
Zv/Ministri përgjegjës për çështjet transpoortit dhe infrastrukturës,
Zv/Ministri përgjegjës për çështjet e arsimit,
Kryetari i Shoqatës për Autonomi Vendore dhe 1 kryetar bashkie
përfaqësues i Shoqatës për Autonomi Vendore,

Kryetari i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe 1 kryetar bashkie
përfaqësues i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë,

Kryetari i Shoqatës së Qarqeve dhe 1 kryetar qarku përfaqësues i Shoqatës
së Qarqeve.

Anëtarët që përfaqësojnë njësitë e vetqeverisjes vendore duhet sa më shumë të jetë e mundur të pasqyrojnë shumëllojshmërinë e njësive vendore në Shqipëri në kuptim të numrit të popullsisë dhe gjeografisë. Vëmendje e veçantë duhet t’i jepet sigurimit të një përfaqësimi të balancuar gjinor, siç parashikohet në legjislacionin e brendshëm.

Në mbledhjet e Këshllit Konsultativ mund të ftohen të marrin pjesë kryesia e Komisionit Përgjegjes për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Nënkomisionit të Përhershëm për Qeverisjen Vendore, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare me fokus veprimtarinë e qeverisjes vendore, si dhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Ministrave apo drejtues të institucioneve kushtetuese ose institucioneve të tjera qëndrore që kanë lidhje me çështjet objekt konsultimi.
Mbledhjet e Këshillit Konsultativ drejtohen nga ministri përgjegjës për çështjet vendore dhe një nga drejtuesit e shoqatave përfaqësuese të pushtetit vendor. Drejtuesit e shoqatave përfaqësuese të pushtetit vendor drejtojnë Këshillin Konsultativ mbi bazën e rotacionit, për një vit kalendarik, duke filluar nga shoqata përfaqësuese me numrin më të madh të anëtarëve.
Në veçanti, mbledhjet e Këshillit Konsultativ për çështjet e financave vendore, sipas shkronjës b) të pikës 4, bashkëkryesohen nga Ministri i Financave dhe/ose Zëvendësministri i Financave me delegim të ministrit të financave dhe në të përveç anëtarëve të përhershëm të këshillit, marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga stafi teknik i Ministrisë së Financave. Ministria e Financave luan rolin e sekretariatit teknik për çështjet e financave vendore.
Me propozim të përbashkët të bashkëkryetarëve dhe vendim unanim të të gjithë anëtarëve të këshillit konsultativ, ky këshill mund të mblidhet me përbërje të ndryshme nga ajo e caktuar në pikën 7 për dikutimin e çështjeve sipas pikës 4.
Mbledhjet e Këshillit Konsultativ si rregull zhvillohen të hapura. Në raste të veçanta, mbledhjet e këshillit mund të zhvillohen edhe të mbyllura, kur për këtë bien dakord dy bashkëkryetarët.
KREU IV

PROCEDURA E KONSULTIMIT TË AKTEVE DHE MBLEDHJET E KËSHILLIT

Projekligjet, projektvendimet, projektpolitikat ose projektstrategjitë që lidhen me fushën e funksioneve të vetëqeverisjes vendore sipas neneve 12, 23, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34-43 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, si dhe çdo projektakt tjetër që përfshihet në fushën e veprimit të këtij vendimi, i dërgohen në formë elektronike dhe të shkruar Sekretariatit Teknik prej Sekretarëve të Përgjithshëm të institucioneve propozuese të projektaktit.
Me marrjen e tyre Sekretariati Teknik i shfaq ato brenda dy ditësh pune në faqen zyrtare të internetit të Këshillit Konsultativ dhe në formë elektronike dhe të shkruar ia dërgon çdo anëtari të Këshillit Konsultativ.
Afati brenda të cilit anëtarët e Këshillit Konsultativ dhe njësitë e tjera të vetëqeverisjes vendore mund të paraqesin vërejtjet, mendimet, komentet dhe propozimet e tyre, është 15 ditë kalendarike nga e nesërmja e dërgimit të projektaktit anëtarëve të Këshillit Konsultativ.
Në përfundim të këtij afati, brenda 7 ditësh, Sekretariati Teknik organizon punën për përgatitjen e përmbledhjes sipas mendimeve, komenteve, vërejtjeve dhe propozimeve të paraqitura dhe ia dërgon ato propozuesit të projektaktit dhe anëtarëve të Këshillit Konsultativ. Një kopje e tyre shfaqet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit Konsultativ.
Institucioni propozues nuk vijon procedurën e miratimit të projektaktit deri në marrjen e komenteve, mendimeve, vërejtjeve dhe propozimeve nga Sekretariati Teknik i Këshillit Konsultativ ose mbarimit të afatit për paraqitjen e tyre.
Këshilli Konsultativ zhvillon aktivitetin e tij nëpërmjet:
a) konsultimit dhe komunikimit online, sipas përcaktimeve të bera në këtë vendim;
b) mbledhje pune të tij;
c) mbledhje plenare.
Bashkëkryetarët e Këshillit Konsultativ kujdesen për organizimin dhe funksionimin e Këshillit dhe kryerjen e detyrave të tij sipas këtij vendimi. Rendi i ditës së mbledhjes së Këshillit Konsultativ dhe materialet shoqëruese të tyre bëhen kurdoherë publike në faqen e internetit të Këshillit.
Në bashkëpunim me Sekretariatin Teknik, bashkëkryetarët e Këshillit Konsultativ mund të thërrasin mbledhje pune të tij, e cila zhvillohet jo me herët se 7 ditë nga marrja e njoftimit të mbledhjes nga anëtarët e Këshillit.
Bashkëkryetarët e Këshillit Konsultativ janë të detyruar të thërrasin mbledhjen e Këshillit në rast se jo më pak se 6 anëtarëve të tij e kërkojnë me shkrim këtë gjë. Kërkuesit duhet të paraqesin në këtë rast rendin e ditës dhe materialet shoqëruese të tij. Mbledhja e punës zhvillohet jo më herët se 7 ditë nga data e depozimit të kërkesës për thirrjen e mbledhjes.
Mbledhjet plenare të Këshillit Konsultativ zhvillohen në muajin mars dhe muajin tetor të çdo viti kalendarik. Rendi i ditës së mbledhjes plenare të Këshillit Konsultativ përcaktohet nga ministri përgjegjës për çështjet vendore në bashkëpunim me shoqatat përfaqësuese të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Rendi i ditës së mbledhjes plenare të muajit tetor është vetëm për projektligjin e buxhetit të shtetit dhe projekligjet financiare që lidhen drejtpërdrejtë me buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore.
Me vendim të bashkëkryetarëve të Këshillit Konsultativ ose me vendim të Këshillit Konsultativ mund të krijohen komisione këshillimi, si struktura ad hoc për të mbuluar fusha dhe sektorë specifikë. Komisionet e këshillimit janë të përkohshme dhe përfundojnë funksionimin e tyre me kryerjen e detyrave që u janë ngarkuar. Në aktin e krijimit të komisioneve të këshillimit përcaktohet kryesuesi i tij dhe detyrat e ngarkuara.
Në mbledhjet e punës dhe mbledhjet plenare të Këshillit Konsultativ vendimet merren me konsensus. Në përfundim të mbledhjeve, Këshilli Konsultativ mund të miratojë rekomandime konkrete drejtuar institucioneve të qeverisjes qëndore. Në rastet kur nuk arrihet konsensusi mendimet e përfaqësuesve të njësive të pushtetit vendor, në mbështetje ose jo të qeverisjes qëndrore, i bashkëlidhen praktikës dokumentare që shoqëron procesin vijues të vendimmarrjes përkatëse në Këshillin e Ministrave ose në Kuvend.
Projektaktet që propozohen për miratim duhet të përshkruajnë, zbatimin e procedurës së konsultimit sipas këtij vendimi dhe arsyet e mosreflektimit të vërejtjeve të paraqitura në përfundim të këtij konsultimi. Në rast se për projektaktet e paraqitura nuk është zbatuar procedura e konsultimit sipas këtij vendimi ose relacioni shoqërues nuk përmban arsyet e mosreflektimit të propozimeve të paraqituara, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, kryesisht ose me kërkesë të shoqatave përfaqësuese të njësive të vetëqeverisjes vendore kthen administrativisht projektaktin për rishqyrtim tek propozuesi i tij.
KREU V

SEKRETARIATI TEKNIK

Pranë Këshillit Konsultativ funksionon Sekretariati Teknik që kryen funksione ndihmëse dhe administrative. Sekretariatit Teknik mbështetet në kryerjen e funksioneve të tij nga buxheti i ministrisë përgjegjëse për çështjet vendore, buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore dhe/ose donacionet e ndryshme si dhe nga çdo burim tjetër i ligjshëm. Struktura administrative e sekretariatit teknik përcaktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për çështjet vendore. Punonjësit e sekretariatit teknik emërohen, lirohen dhe shkarkohen me urdhër të ministrit përgjegjës për çështjet vendore.
Sekretariati Teknik kryen këto detyra:
a) administron faqen zyrtare të internetit të Këshillit Konsultativ dhe përcakton rregullat e aksesit në këtë faqe;
b) grumbullon dhe përpunon komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e anëtarëve të Këshillit Konsultativ dhe njësive të tjera të vetëqeverisjes vendore në procesin e konsultimit.
c) u dërgon anëtareve të Këshillit Konsultativ, Këshillit të Ministrave, ministrive përkatëse ose institucioneve të tjera shtetërore informacionin e përpunuar dhe dokumentacionin shoqërues.
ç) monitoron dhe zbaton rekomandimet e Këshillit Konsultativ.

d) ndihmon dhe mbështet Këshillit Konsultativ në punën dhe mbarëvajtjen e takimeve;
dh) me kërkesë të bashkëryetarëve ose të Këshillit Konsultativ përgatit raporte dhe studime për çështje që lidhen me fushën e veprimtarisë së Këshillit;
e) kujdeset për mbajtjen e procesverbaleve të mbledhjeve të punës dhe mbledhjeve plenare të Këshillit Konsultativ dhe i publikon ato në faqen e internetit.
ë) përgatit informacion periodik për veprimtarinë e Këshillit Konsultativ.

f) është përgjegjës për kryerjen e njoftimeve për anëtarët e Këshillit Konsultativ.
g) kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Këshillit Konsultativ ose në këtë vendim.
KREU VI

DISPOZITA TË FUNDIT

Këshilli Konsultativ i Qeverisjen Qëndore me Vetëqeverisjes Vendore me miraton me konsensus në mbledhjen e parë të tij Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *