Procesi i konsultimit të draftit të SKNDQV 2023-2030 në Bashkinë Tepelenë

Grupi teknik, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të AMVV, ka përfunduar procesin e hartimit të draftit të Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 -2030 dhe kanë filluar procesin e konsultimit të këtij dokumenti me përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes vendore. SKNDQV është një dokument bashkëkohor që konsolidon arritjet dhe përvojën e Qeverisjes Vendore në Shqipëri dhe përcakton sipas standardeve Europiane rrugëtimin modern të Vetëqeverisjes Vendore.
📍Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore zhvilloi sesionin e parë të konsultimit me njësitë e vetëqeverisjes vendore të qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër tek hotel “Uji i Ftohtë” Tepelenë. Pjesëmarrës në këtë sesion konsultimi ishin Z. Pëllumb Binaj Kreytar i Bashkisë Selenicë, Z. Tërmet Peçi Kryetar i Bashkisë Tepelenë, Z. Gjolek Guci Kryetar i Bashkisë Memaliaj, Z. Jorgo Goro Kryetar i Bashkisë Himarë, Ervis Moçka Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë, Prefekti i Qarkut Fier Z.Lefter Shehaj, Nënkryetarja e Bashkisë Përmet Znj.Aulona Meshini, Nënkryetari i Bashkisë Mallakastër Z.Zamir Malasi si dhe përfaqësues nga Bashkia Gjirokastër dhe Libohove .
👉🏻Gjatë sesionit të konsultimit, aktorët e vetëqeverisjes vendore diskutuan mbi draftin e parë të Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore duke shtuar rekomandimet e tyrë për këtë draft.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *