Procesi i konsultimit të draftit të SKNDQV 2023-2030 në Bashkinë Tiranë

Vijon procesi i konsultimeve të draftit të Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 -2030 me përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes vendore.
👉🏻Kjo Strategji krijon mundësi për të parë përtej strukturave dhe roleve fikse, për të hartuar një sistem të Vetëqeverisjes Vendore pēr të rritur pjesëmarrjen, transparencën dhe llogaridhënien si dhe përmirësimin e cilësisë në ofrimin e shërbimeve.
📍Në këtë kuadër #AMVV ka organizuar takimin e radhës me njësitë e vetëqeverisjes vendore të qarkut Tiranë, Durrës dhe Diber me pjesëmarrjen e Z.Agron Malaj Kryetar i Bashkisë Mat, Z.Ilmi Hoxha Kryetar i Bashkisë Klos, Z.Edison Memolla Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, Znj. Adelina Farrici Drejtoreshë Egzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, Znj, Emirlanda Cela Kryetare e Këshillit Bashkiak Vorë, Znj.Valentina Haliti Kryetare e Qarkut Dibër, Znj.Denisa Basha Drejtore e Kabinetit Dibër si dhe përfaqësues nga Bashkia Shijak dhe Bulqizë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *