







Në fokus ishte diskutimi mbi burimet dhe potencialet që ka në territor çdo bashki për t’i kthyer në gjenerator zhvillimi dhe në vlerë të shtuar të të ardhurave vendore.
Nisur nga fakti se Berati dhe Fieri janë destinacione turistike gjithëvjetore,u diskutua mbi mundësinë e krijimit të koridoreve kulturore dhe paketave të përbashkëta turistike që ndikojnë në rritjen e fluksit turistik, në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe në krijimin e një agjende që kënaq interesat e turistëve dhe njëkohësisht gjeneron të ardhura shtesë në buxhetin e bashkive.