Peqin

                    BASHKIA PEQIN 

Popullsia : 26.136 ( sipas RGJ Civile 38.900 )

Siperfaqja : 197.79 km2

Njesi administrative :

* Njesia                                              Nr. Banoreve                     Nr. Familjeve

Peqin + Karine                   11297                                    3306

Gjocaj                                   7634                                       2093

Pajove                                  9206                                       2656

Perparim                             5732                                       1671

Sheze                                    5711                                       1634

Totali    39 580                                   11 362

 

Fshatra gjithesej : 50

Fshatra turistike : Pajove

Zona Gjeografike: Peqini kufizohet në veri me bashkinë Tiranë, në lindje me bashkinë Elbasan, në jug-lindje me bashkinë Cërrik, në jug-perëndim me bashkinë Lushnje dhe në jug me bashkinë Belsh. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Peqinit.

Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Peqinit dhe qarkut të Elbasanit. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 50 fshatra.

 Profili i bashkisë

Bashkia e re e Peqinit shtrihet përgjatë rrugës së vjetër Egnatia, ndërsa kalaja Klaudiana në qendër të qytetit është dëshmi e lashtësisë së këtij vendbanimi. Qyteti dhe të 50 fshatrat e kësaj bashkie shtrihen në një zonë fushore dhe kodrinore.

Banorët e bashkisë së Peqinit janë të orientuar ndaj bujqësisë dhe vreshtarisë, por edhe mbarështimit të shpendëve. Kultivimi i ullinjve, i perimeve të serave dhe i produkteve të tjera bujqësore janë gjithashtu karakteristikë e zonës.

Peqini është i njohur për rritjen e gjelit të detit, mjaft i kërkuar në të gjithë Shqipërinë në kohë festash si dhe për sportin e ndeshjeve me gjela.

Bizneset janë kryesisht të përqendruar në shërbime, ndërkohë që në Peqin janë ngritur edhe disa punishte për vajin e ullirit.

Bashkia duhet të harmonizojë zonën urbane me zonën rurale si dhe hapja e bizneseve prodhuese, që mund t’i jepnin një hov punësimit të banorëve të Peqinit. Fshati Pajove eshte perfshire ne projektin kombetar “100 Fashatra “.

Sfidat me të cilat  përballet pushteti vendor

Bashkia duhet të harmonizojë zonën urbane me zonën rurale. Hapja e bizneseve prodhuese, që mund t’i jepnin një hov punësimit të banorëve të Peqinit.Strategjitë mbështetëse për biznesin prodhues, investimet në zonat rurale dhe mbështetja e fermerëve konsiderohen sfidat kryesore për bashkine e Peqinit.Domosdoshmëri për zhvillimin harmonik të bashkisë mbetet gjithashtu rehabilitimi i plote i rrjetit te kanaleve kulluese dhe vaditëse për zonën rurale të Peqinit.Krijimi i një modeli të qartë ekonomik përmes mbështetjes dhe subvencioneve konsiderohet gjithashtu një sfidë për bashkinë e re. Në këtë drejtim, Peqini ka dhënë tashmë shembuj të mirë në përpunimin e vajit të ullirit apo të mbarështimit të shpendëve, të cilat kërkojnë politika mbështetëse nga ana e administratës së re.

Bujqesia

Siperfaqe total e bashkise            20 917 ha

  1. Are 6481 ha
  2. Pemtore 225
  3. Vreshte 272
  4. Ullishte 1 377
  5. Kullote 3 020 ha
  6. Pyje 3 106 ha
  7. Truall 203 ha
  8. Toke jo bujqesore 6 233 ha

Siperfaqe e gjelber

Siperfaqet e gjelbera ne  qytet jane 1700 m²

 

Mbulim me sherbim pastrimi ne %

Qytet   100 %   ( Pastrim lagje, heqje mbetjesh)

Njesite administrative  70 %  ( Heqje mbetjesh)

Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne %

-Me uje

a-Qytet   100%

b-Njesit administrative  54%

.Me kanalizime

a-Qytet   93 %

b-Njesit administrative  4%

 

Edukimi

Njesite administrative                    Shkolla te mesme            9 vjecare             kopshte

Peqin                                                    1                                              2                              2

Karine                                                                                                   1                              3

Gjocaj                                                                                                   3                              6

Pajove                                                  1                                              4                              7

Perparim                                                                                             2                              6

Sheze                                                                                                    2                              3

Ndodhet dhe nje shkolle 9 vjecare ne IEVP (burgu)

 

Financat

Bashkia Viti 2018
Gjithsej Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi Akomodimi dhe shërbimi ushqimor Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera
Peqin  1 265  772  65  22  221  33  82  12  58

 

 

 

 

 

 

Perfshirja ne Projekte

STAR 2

LNB

BASHKI TE FORTA

BASHKITE PER NE EUROPE

 

Kryetari i bashkise : Lorenc Tosku

Kryetar i Keshillit Bashkiak : Flutura Tosku

Nr. i Keshillit Bashkiak : 21

Nr i punonjesve      Persona         244

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *