Patos

PROFILI I BASHKISË PATOS

1.     Një vështrim i përgjithshëm

Sipërfaqja: 82.5  km2

Popullsia: 42911 banorë

Njesia administrative            Nr banorë                             Nr i familjeve

*                                                           Patos                                             31,046

*                                                             Ruzhdie                                          3,238

*                                                             Zharrëz                                           8,627

 GJITHËSEJ               129167                                        

Numri i fshatrave:    18

Popullsia :  Popullsia : 43151 banore  (sipas RGJ Civile )                  

Siperfaqja :   82.5   km2

Njesi administrative. Patos, Zharëz dhe Ruzhdie

Zona Gjeografike: Bashkia e Patosit kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Fier, në jug me bashkinë Mallakastër dhe në lindje me bashkinë Roskovec. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Patosi.

Profili i bashkisë. Baseni naftëmbajtës i njohur si “Patos-Marinza” është historikisht zona më e pasur me naftë në Shqipëri dhe sot vijon të prodhojë shumicën dërrmuese të naftës bruto në vendin tonë. Por pavarësisht kësaj, numri i të punësuarve në industrinë e naftës nga kjo zonë është sot shumë herë më i ulët se sa ka qenë dikur.

Për shumë vite burimi kryesor ekonomik ka qenë sektori naftënxjerrës, por pasi kanë nisur operimin në tregun e naftës kompanitë e huaja niveli i të punësuarve në këtë sektor ka ndryshuar, duke sjellë një përqendrim gjithnjë e më të madh tek sektori i bujqësisë dhe agrikulturë. Sipas të dhënave tashmë, përveç ish komunës Zharrës, zonat e tjera si Patosi dhe Ruzhdia kanë si burim kryesor ekonomik kultivimin e ullirit dhe tregtimin e nënprodukteve të tij, të cilat favorizohen dhe nga vetë relievi kodrinor i kësaj zone.

Më tej është sektori privat i shërbimeve ai që siguron të ardhurat për zonën urbane dhe vitet e fundit kanë nisur aktivitetin në këtë njësi vendore edhe bizneset fasone.

Burimet financiare në dispozicion të bashkisë Patos kanë qënë të luhatshme në tre vitet e fundit. Pas një rritje me rreth 68.1% në terma vjetorë në vitin 2017, burimet financiare u ulën

me rreth 17% në vitin 2018. Rënia burimeve financiare në dispozicion u përcaktua gjerësisht prej rënies së nivelit të transfetave ndërqeveritare: transfertës së pakushtëzuar dhe specifike, dhe transfertës së kushtëzuar për funksionet e deleguara (ndihma ekonomike dhe pagesa e

paaftësisë). Të ardhurat nga burime të veta vendore rezultojnë në rritje (veçanërisht taksa e ndikimit në infrastrukturë). Gjithashtu shënuan rritje të ndjeshme të ardhurat nga tarifat vendore të cilat në vitin 2018 ishin rreth 3.5 herë më të larta

 

 

 

 

 

 

Zhvillimi ekonomik

Numri i ndërmarrjeve aktive ndoqi prirje rënëse në vitet e fundit, me një rënie vjetore prej 2.2%. Në terma strukturorë, bizneset janë të përqendruara në prodhimin e shërbimeve dhe pse shënojnë rënie të lehtë bizneset që operojnë në fushën e tregtisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Rritje me 17.3% shënuan bizneset ë operojnë në fushën e bujqësisë pyjeve dhe peshkimit.

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Patos            925            355               58               14            269                   51              103                 4                 71

 

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor

Një nga problemet kryesore të identifikuara më shpesh nga banorët e kësaj zone lidhet me mbështetjen nga ana e bashkisë së kushteve për tregtimin e produkteve të tyre, kryesisht ullirit dhe vajit të ullirit. Promovimi i këtyre produkteve karakteristike për zonën, sigurisht që do të bënte që edhe sipërfaqet e mbjella të shtoheshin, por edhe ekonomia do të rritej.

Një ndër sfidat më të rëndësishme me të cilat do të përballet qeverisja e re vendore është dhe pastrimi dhe rehabilitimi i shumë nga zonave të braktisura naftënxjerrëse, si dhe marrja e masave për parandalimin e ndotjeve nga puset ekzistuese. Në këtë kuadër, banorët e kësaj bashkie identifikuan si sfidë dhe rolin më të mirë bashkërendues të marrëdhënieve mes pushtetit lokal dhe kompanisë koncesionare që shfrytëzon fushën naftëmbajtëse.

Gjithashtu, një sfidë tjetër me të cilën do të përballet bashkia e re është lëvrimi nga pushteti qendror dhe mirëadministrimi i rentës minerare nga nxjerrja e naftës në këtë zonë, nga të cilat bashkia mund të sigurojë të ardhura prej miliona eurosh. Transparenca dhe mirëmenaxhimi i këtyre të ardhurave mund të shërbejnë si një mekanizëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të bashkisë së re.

Një ndër sfidat e tjera të identifikuara nga komuniteti i kësaj zone lidhet me ngritjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së godinave arsimore të zonës, kopshte dhe shkolla, të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e cilësisë së arsimit në zonë.

Një aspekt tjetër që duhet të jetë në vëmendjen e pushtetit të ri lokal është dhe rritja e numrit të familjeve të pastreha gjatë viteve të fundit, në mbështetje të të cilave duhen parashikuar dhe ndërtuar banesa sociale.

Edukimi

  1. Shkolla te mesme,
  2. 9 vjecare dhe
  3. Kopshte ne total dhe sipas njesive administrative
  4. Cerdhe

Aktualisht Bashkia Patos ka disa institucione te arsimit dhe edukimit para-shkollor, 1 shkolle te mesme, 2 shkolla te mesme te bashkuara (gjimnaz dhe 9-vjeçar), 6 shkolla te arsimit 9-vjeçar dhe 5 shkolla Cikli i Ulet vartese, 14 kopshte dhe 1 çerdhe (nuk ka shkolle te formimit profesional).

  1. Bujqesia
  2. Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative,
  3. Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipasnjesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total.
  4. Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative,
  5. Mbulimi me kullim dhe vaditje.

Tokat bujqësore

Burimi: PPV Bashkia Patos

Nr Emërtimi Njësia

matëse

Shuma Njësia Administrative Sip.e tokës

bujqësore

zënë me

ndërtime

informale

Patos Zharrëz Ruzhdie
1 SIPËRFAQJA E TOKËS

BUJQËSORE GJITHSEJ

ha 6054 2434 2257 1363 70
2 TOKË NË PRONËSI

PRIVATE, NGA E CILA:

ha 5504.4 2393.4 2100 1011

 

Industria

  1. Rezerva natyrore:
  2. Plazhe, vendeturistike
  3. minerale, hidrokarbure,
  4. rezerva ujore/hidropowersetj,

Fusha naftembajtese e Patos Marinzes Eshte nje nga fushat me te medha ne Europe sa i takon rezervave te naftes ne brendesi te kontinentit. Fusha qe perfshin nje siperfaqe prej rreth 160 km2 u zbulua fillimisht ne vitet 1928 dhe qe atehere eshte shfrytezuar me ritme dhe teknologji te ndryshme. Ky shfrytezim rreth 80 vjecar i fushes ka patur perfitimet e tij ekonomike por gjithashtu ka shkaktuar edhe nje gjendje te papershtatshme mjedisore qe verehet dukshem ne terren.

Përfshirja në projekte.

STAR 2

USAID “Për planifikimin dhe qeverisjen vendore”

Bashkitë për në Evropë”

Bashki të forta.

Në listen e 100 fshatrave turisikë në bashkinë e Patosit përfshihet; Siqecë.

Kryetari i Bashkisë Patos: Rajmonda Balili

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Ilir Kripa

Këshilli Bashkiak: 21 anëtarë

Numri i punonjësve.  363

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *