Mirditë

Bashkia Mirditë

Sipërfaqja: 869,71 km2

Popullsia: 37.384 banorë

Nr.Familje: 11.535

Njësi Administrative

  • Rrësheni
  • Rubiku
  • Selitë
  • Kthellë
  • Fan
  • Orosh
  • Kaçinar

Fshatra total: 81 Fshatra

Fshatra turistike: Katund i Vjetër,Orosh

Pozita Gjeografike

Mirdita kufizohet në veri me Bashkitë e Fushë Arrëzit dhe Pukës, në perëndim me të Lezhës dhe në lindje me Bashkinë e Kukësit. Në jug-lindje me bashkinë Dibër, në jug me Bashkinë Mat ndërsa në jug-perëndim me bashkinë Kurbin. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Rrëshenit.

Profili i Bashkisë Mirditë

Mirdita është një zonë kryesisht bujqësore dhe blegtorale, ndërkohë që vreshtaria paraqet veprimtarinë prodhuese më kompetitive, me një treg të sigurt dhe mjaft atraktiv për vendin, rajonin dhe më gjerë.

Sipërfaqja e pyjeve në bashkinë e Mirditës është 10 herë më e madhe se fondi i tokës bujqësore. Për këtë arsye, problemet ekologjike të zonës, të tilla si përpunimi i drurit, ai i frutave të pyllit, prodhimi i lëngjeve vitaminore dhe zhvillimi i gjuetisë sportive janë të lidhura me pyjet.

Zhvillimi Ekonomik

Një nga fushat më interesante është edhe shfrytëzimi i kapaciteteve hidro – energjetike të lumenjve të Fanit të madh dhe Fanit të vogël, Urakës, Zallit të Dodajve, dhe përrenjve të tjerë malorë, ku vlerësohet se mund të sigurohen kapacitete prodhuese energjetike deri në 60 MË/H. Këto burime hidrike mund të shfrytëzohen mjaft mirë për prodhime të faunës ujore (iktinologjike), si burime financiare me nivel të lartë të leverdisë ekonomike. Këto basene të mëdha ujore do të rregullonin edhe luhatjet ekstreme të temperaturave dhe të lagështisë ajrore të Rrëshenit dhe zonës përreth.

Pasuritë e mëdha nëntokësore të Mirditës kanë bërë që në territorin e kësaj krahine të krijohen katër qytete, të cilat janë të lidhura me industrinë minerare. Pjesa më e madhe e kësaj industrie është e mbyllur tashmë.

 

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej Biznese  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Mirditë         626                 105            58             16          194                   48                      94                         4               107

 

Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Mirditë

Zona është e favorshme për zhvillimin e vreshtarisë, serave, pemëtarisë, blegtorisë dhe agroturizmit dhe  mbështetja për fermerët e zonës është një nga prioritet e bashkisë.

Gjithashtu zhvillimi i mëtejshëm i pikes së informimit”Info Kulla” do të bënte të mundur afrimin e më shumë turistave.Kthimi i shtëpive të vjetra në shtëpi turistike për vizitorët vendas dhe të huaj shikohet si një mënyrë efektive për gjenerimin e të ardhurave.

Edukimi

Njësi Administrative               Shkolla të Mesme       9-vjeçare          Kopshte

  • Rrësheni                      1                                  6                      5
  • Rubiku                        1                                  3                      7
  • Selitë                           –                                   3
  • Kthellë                        1                                  4                      3
  • Fan                              1                                  2                      3
  • Orosh                          1                                  3                      1
  • Kaçinar                        –                                   3                      1

Gjithsej                        5                                  24                    21

Bujqësia

Pyje ha                       138.0710.7

Kullota ha                  3.488.86

Ferma Bujqësore      4907

Ferma Blegtorale       4950

 

Mbulimi UK Mirditë           

Nr i lidhjeve ujësjellës          14.080

Nr i lidhjeve ujë i ndotur      8.587

Financa

 

 

 

 

 

 

 Projekte

  • “Bashki Të Forta”
  • Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara”Askush Të Mos Mbetet Pas”
  • “Bashkitë Për Në Evropë”
  • “Star 2”

Kryetar i Bashkisë:                                                  Ndrec Dedaj

Kryetar i Këshillit Bashkiak:                                  Pjetër Pjetri

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak:               21 Këshilltarë

Numri Total i Punonjëve të Bashkisë                     395 Punonjës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *