MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV DATË 21.11.2019

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Konsultativ orientuar nga bashkëkryetarët e këshillit organizoi mbledhjen e radhës sot më datë 21.11.2019 .Në këtë mbledhje u diskutuan 11 projektakte nga ministrite e linjës në procesin e decentralizimit të qeverisjes vendore si më poshtë:

• Projektligji ”Për disa ndryshime në ligjin nr 10 448, dt 14.07.2011,” Për lejet e mjedisit” i ndryshuar”
• Projektligji “Për Pyjet”
• Projektligji për “Një ndryshim në ligjin 10 431, datë 09.06.2011, ”Për mbrojtjen e Mjedisit”, i ndryshuar
• Projektvendimi “Për disa shtesa në Ligjin 10 463, datë 22.09.2011,”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’’ të ndryshuar
• Projektvendimi për rregullat, kushtet, kriteret dhe procedurat e privatizimit të banesave apo objekteve të kthyera në fond banese”
• Projektudhëzimi “Për procedurat standarde të aplikimit dhe kriteret për përfitimin e fondeve nga buxheti i shtetit për programet e strehimit”
• Udhëzimi “Për ndërthurjen e programeve sociale të strehimit dhe shërbimeve sociale të punësimit, arsimit dhe kujdesit shëndetësor”
• Projektvendimi “Për miratimin e dokumentit politik kombëtar të moshimit 2020-2025 dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj”
• Projektvendimi “Për përcaktimn e masës, kritereve, procedurës dhe të dokumentacionit për vlerësimin e aftësisë së kufizuar dhe të ndihmësit personal dhe strukturat përgjegjëse dhe detyrat e tyre”
• Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2019-2022
• Programi Kombëtar për Daljen nga Skema e Përfitueseve nga Ndihma Ekonomike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *