Lushnje

PROFILI I BASHKISË LUSHNJE

1.     Një vështrim i përgjithshëm

Sipërfaqja: 372.72 km2

Popullsia: 129167

Njesia administrative            Nr banorë                             Nr i familjeve

*                                                         Lushnje                                         54294

*                                                             Allkaj                                             6334

*                                                           Ballagat                                          3724

*                                                         Bubullimë                                        7175

*                                                           Dushk                                            12093

*                                                        Fier Shegan                                      9724

*                                                           Golem                                            7853

*                                                        Hysgjokaj                                         3516

*                                                        Karbunarë                                       5650

*                                                          Kolonjë                                          8486

*                                                           Krutje                                           10138

            GJITHËSEJ               129167                                         

Numri i fshatrave: 39

Zona Gjeografike: Bashkia e re Lushnjë kufizohet në veri me bashkitë Rrogozhinë dhe Peqin, në lindje me bashkinë Divjakë, në jug me bashkitë Fier dhe Roskovec, ndërsa në perëndim me bashkinë Belsh. Kryeqendra e bashkisë së re është qyteti i Lushnjes.

Profili i bashkisë.  Bashkia e Lushnjes ka nën administrimin e saj një zonë përgjithësisht rurale, ku 63 për qind e popullsisë jeton në 85 fshatra që janë pjesë e saj. Lushnja është edhe zona bujqësore më e rëndësishme e Shqipërisë me prodhime të bimëve të arave, zarzavateve, bostanoreve dhe prodhimeve blegtorale në zonat e ulëta, si dhe me ullinj e vreshta në zonat kodrinore.

Toka e Lushnjës mbillen zakonisht dy herë në vit dhe në raste të veçanta edhe tre herë në vit. Tipar tjetër është afërsia e kësaj zone bujqësore me tregjet kryesore konsumatore të vendit si Tirana, Durrësi dhe Vlora. Gjatë dekadave të fundit, fermerët e zonës janë përqendruar në përdorimin e teknikave që realizojnë prodhim të hershëm të fushës, si dhe në prodhimin e zarzavateve në sera për të realizuar furnizimin e tregut në periudhat e dimrit. Gjithashtu, mbjellja e drithërave është një tjetër burim ekonomik i të ardhurave të banorëve.

Gjithashtu në zonat rurale ka banorë të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në  mbareshtrimi i bagëtive të imta si lopët dhe delet, si dhe në prodhimin e nënprodukteve të qumështit. Në këto zona operojnë disa kompani të përpunimit të qumështit, të cilat kanë krijuar një rrjet të grumbullimit të qumështit shtëpi më shtëpi duke krijuar kushtet për profilizimin e një pjese të fermerëve drejt mbarështimit të lopëve e tje. Krijimi dhe zhvillimi i institucioneve në shërbim dhe mbështetje të sektorit bujqësor në bashkinë e re është një proces shumë i rëndësishëm për këtë zonë për shkak të përqindjes së lartë të popullatës që jeton në zonat rurale.

Tregtimi i prodhimeve bujqësore kryhet përgjithësisht në tregun pranë qytetit të Lushnjës nga ku nisen edhe një pjesë e madhe e eksporteve bujqësore të Shqipërisë për tregjet në brendësi të Ballkanit apo në Europën qendrore e lindore.

Burimet financiare. Burimet financiare në dispozicion të bashkisë Lushnje përcaktohen gjerësisht prej rritjes së nivelit të transfertave ndërqeveritare të cilat përbëjnë 82% të totalit të shpenzimeve për vitin 2018. Të ardhurat nga burime vendore rezultojnë në rritje me rreth 3.4% në terma vjetorë, nën efektin e rritjes se të ardhurave nga tarifat vendore. Të ardhurat nga tarifat vendore shënuan rritje me rreth 18% në terma vjetorë.

 

 

 

 

 

 

Zhvillimi ekonomik

Numri i ndërmarrjeve aktive ndoqi prirje rritëse në vitet e fundit, me një rritje vjetore prej 1.6%. Bizneset janë të përqëndruara në prodhimin e të mirave me peshën më tëmadhe në bujqësi, rezultat dhe i investimeve të bashkisë në infrastrukturat mbështetesë bujqësore në dy vitet e fundit. Në përqëndrim të lartë rezultojnë gjithashtu dhe bizneset në fushën e tregetisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor.

 

Bashkia  Viti 2018
 Gjithsej  Bujqësia  pyjet dhe  peshkimi   Industria   Ndërtimi  Tregtia   Tranporti e Magazinimi   Akomodimi dhe shërbimi ushqimor  Informacioni e Komunikacioni  Shërbime të tjera 
Lushnjë         7,436         4,559            270               83         1,383                   98              522               39               482

 

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor

Mirëmbajtja e infrastrukturës bujqësore, veçanërisht garantimi i furnizimit me ujë për vaditje pritet të jenë ndër sfidat kryesore të bashkisë së re. Krijimi dhe zhvillimi i institucioneve në shërbim dhe mbështetje të sektorit bujqësor në bashkinë e re është një proces shumë i rëndësishëm për këtë zonë për shkak të përqindjes së lartë të popullatës që jeton në zonat rurale.

Gjithashtu, bashkia e re kërkohet që të ketë një strategji të qartë në përmirësimin e aksesit të fshatarëve në treg, si dhe profilizimin e mëtejshëm të bujqësisë për të shmangur mbiprodhimin dhe çmimet e ulëta. Një sfidë tjetër e identifikuar që duhet të ofrohet nga bashkia në këtë drejtim është dhe mbështetja e industrisë agro-përpunuese.

Një sfidë tjetër me të cilën pritet që të përballet bashkia e re është nxitja dhe forcimi i marrëdhënieve më të forta mes fshatrave dhe qytetit, çka do të garantonte një nivel më të lartë të demokracisë vendore dhe gjetjen e balancës së duhur në destinacionin e investimeve të bashkisë mes zonës urbane dhe zonave rurale. Në këtë drejtim, mbledhja dhe mirëadministrimi i taksave mbi tokën bujqësore identifikohet si një mekanizëm që mund të ndihmojë në krijimin e një marrëdhënieje me përfitim reciprok mes bashkisë dhe banorëve.

Mirëmbajtja në nivelet e duhura dhe në mënyrë të barabartë të qendrave shëndetësore dhe institucioneve arsimore në të gjithë territorin e bashkisë së re, si dhe krijimi i mekanizmave të komunikimit me të gjitha qendrat e banuara u identifikuan si aspekte të domosdoshme që duhet të orientojnë punën e kryebashkiakut të ri.

Një ndër problematikat e identifikuara është dhe investimi në infrastrukturën rrugore në lagjen e banuar kryesisht nga komuniteti rom, e cila nuk ka marrë asnjë investim gjatë viteve të fundit.

Edukimi

  1. Shkolla te mesme,
  2. 9 -vjecare dhe
  3. kopshte ne total dhe sipas njesive administrative
  4. Cerdhe

Në Baahkine Lushnje janë:

13 shkolla te mesme

-nga keto 6-te jane vetem  e mesme ndersa te tjera jane shkolla te mesme te bashkuara.

Shkolla 9-vjecare jane 32.

Jane dhe 8-te shkolla vartese.

Ne Lushnje ka dhe nje shkolle Mekanike Bujqesore qe varet nga ministria e finances.

  1. Bujqesia

1.Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative,

  1. Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme

ne total.

  1. Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative,
  2. Mbulimi me kullim dhe vaditje.

Bashkia Lushnjë ka një karakter të theksuar bujqësor dhe një pjesë e sipërmarrjeve janë fokusuar në tregti për shkak të rrugëve që kalojnë në këtë bashki. Rreth 65% e fushës së Myzeqesë përdoret për qëllime bujqësore ndërsa pjesët përgjatë autostradës janë fokusuar tek biznesit e shërbimeve (hoteleri, restorante) dhe tek industria e lehtë dhe në prodhimin e çimentos, asfaltit, metalit dhe mermerit.Nga pikepamja territoriale 77% e territorit tr bashkise Lushnje perbehet nga toke bujqesore me cilesi shume te larte per zhvillimin e bujqesise. Nw bashkine Lushnje  regjistrohen numri me i madh i serave ne vend te cilat zene nje siperfaqe  prej 362,7 ha Bashkia Lushnjë bën pjesë në zonën e shkurreve mesdhetare dhe duke iu referuar të dhënave pedologjike, kjo bashki bën pjesë në zonën e tokave “të linjta” kafe. Për shkak të llojit të tokës dhe kushteve atmosferike në Bashkinë e Lushnjes janë të zhvilluara format kryesore të kulturave të arave, pemëtarisë dhe rritjes së gjësë së gjallë. Për shkak të klimës së favorshme dhe ritmit të shpejtë të zhvillimit të serave, toka në Bashkinë Lushnjë në një pjesë të saj shfrytëzohet edhe dy herë në vit me produkte të cilat janë bazë të stinës së verës, kryesisht në perime. Nga 37,272 hektarë (372.72 km2) sipërfaqe tokë në Bashkinë e Lushnjes, pjesa dërrmuese prej 30,681 hektarë është tokë bujqësore e punueshme. Kjo shifër tregon se 82.3% e sipërfaqes së tokës në këtë bashki është tokë bujqësore një raport ky shumë më i lartë se sa mesatarja në rang vendi prej 71 24.2% dhe më i lartë dhe se mesatarja e qarkut të Fierit prej 64.6%. Në total, toka bujqësore që zotëron Bashkia e Lushnjes është pak më shumë se ¼ e tokës bujqësore të qarkut të Fierit dhe 4.4% e tokës bujqësore të të gjithë Shqipërisë.

Pjesa që mbetet prej 6,491 hektarësh është e përbërë nga pyje, livadhe e kullota dhe tokë tjetër. Ky është një nivel i ulët krahasuar me qarkun dhe në rang vendi. E thënë me shifra, Bashkia e Lushnjes zotëron toka në formën e pyjeve, livadheve, kullotave, etj. Një sipërfaqe e cila është 0.3% e sipërfaqeve të tokave të tilla në rang vendi dhe vetëm 9.8% e këtyre tokave në rang qarku. Shkaku qëndron se, edhe pse Bashkia e Lushnjes zotëron toka kodrinore në zonën e Dumresë në të cilën shtrihen njësitë administrative Ballagat dhe Hysgjokaj, tokat në këto zona janë të shpyllëzuara dhe shfrytëzohen për mbjelljen e bimëve të arave dhe ndërtimin e serrave, njësoj si tokat në Fushën e Myzeqesë.

Nga 30,681 hektarë tokë bujqësore, pjesa dërrmuese prej 25,778 hektarësh ose 84% është tokë arë e përdorur për bimët e arës dhe pjesa tjetër prej 16% ose 4,902 hektarësh përdoret për frutikulturë, kryesisht në pemëtari, ullishte, agrume dhe vreshta. Vlen të theksohet se vetëm 200 hektarë tokë është e papërdorur në këtë bashki që është një peshë e papërfillshme prej 0.65% të totalit të tokës bujqësore që zotëron kjo bashki.

Eshtë përllogaritur se toka bujqësore mesatarisht për familje është 1.02 ha,

Përfshirja në projekte.

STAR 2

USAID “Për planifikimin dhe qeverisjen vendore”

Bashkitë për në Evropë”

Bashki të forta.

Në listen e 100 fshatrave turisikë në bashkinë e Lushnjes përfshihen ; Krutje, Ardenicë.

Kryetari i Bashkisë Lushnje: Fatos Tushe

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Ferdinand Gjermeni

Këshilli Bashkiak: 41 anëtarë

Numri i punonjësve: 849

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *