Grupi Ndërinstitucional i Punës 2023

Grupi Ndërinstitucional i Punës 2023

Për secilin nga 35 kapitujt e acquis të Bashkimit Evropian krijohet një Grup Ndërinstitucional Pune.

Qëllimi i Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian (GNPIE), për Kapitullin 22 –  “Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumentave Strukturore” është të debatojë dhe të pajtohet për qasjen e menaxhimit të ardhshëm të fondeve evropiane strukturore dhe investuese (ESIF) në përputhje me kohezionin e BE-së dhe atë kombëtar dhe politikën rajonale.

Propozimet mund të vijnë nga anëtarët e GNPIE Kapitulli 22 dhe nga Sekretariati Teknik dhe/ose grupi këshillues i nivelit të lartë të Kapitullit 22. Ky i fundit kërkon përfshirjen e vendimmarrësve me ekspertizë dhe mundësi për t’u raportuar drejtpërdrejtë ministrave/zëvendësministrave për zhvillimet.

Detyrat e përgjithshme por jo shteruese të anëtarit të GNPIE Kapitulli 22 janë:

  1. a) të bashkërendojë përgatitjen dhe përditësimin e analizës së mangësive ligjore e rregullatore për kapitullin, të shkëmbejë njohuri dhe kontribuojë përgjatë gjithë procesit të parashikuar në kuadrin negociator për kapitujt e miratuar në Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në 19 korrik 2022;
  2. b) të inkurajojë dialogun social dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të interesuar në zbatimin e politikës së zhvillimit rajonal dhe kohezionit;
  3. c) të zhvillojë veprime horizontale që trajtojnë çështjet e përbashkëta dhe ndërtematike që lidhen me dimensionin gjithëpërfshirës së procesit të negociatave;
  4. d) të drejtojë dhe koordinojë punën e strukturave të institucionit që përfaqëson, për realizimin e detyrave të GNPIE-së, për pjesën përkatëse të acquis për kapitullin që mbulon;
  5. e) të kontribuojë e bashkërendojë përgatitjen e informacionit mbi projekt raportin “screening” për kapitullin në procesin e negociatave të hapura nga Komisioni Evropian sipas kalendarit përkatës të shpërndarë nga Kryenegociatori, si dhe çdo raport tjetër shpjegues që nevojitet për të komentuar ose për të mbështetur deklaratat në këtë informacion bazuar në kontributin e institucioneve/drejtorive përgjegjëse
  6. f) të kontribuojë në procesin e përditësimit vjetor të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, (PKIE), si dhe çdo dokumentacion apo informacion tjetër në lidhje më masat zbatuese dhe vlerësimin e nismave ligjore, si dhe identifikimin e projektakteve përkatëse;
  7. g) detyra të tjera të planifikuara nga Kryenegociatori apo procesi në vijim për negociatat.

ANËTARËT E GNPIE

Rikompozimi dhe përditësimi i anëtarëve të GNPIE për Kapitullin 22 kërkon mobilizimin e përfaqësuesve të nivelit të lartë të autoriteteve dhe strukturave qeveritare, të cilët janë në gjendje jo vetëm të raportojnë për ecurinë në fushën e tyre të specializimit, por të propozojnë masa dhe veprime për zbatimin e angazhimeve të marra në procesin e negociatave. Institucionet kontribuese në Kapitullin 22 propozojnë jo me pak se 2 (dy) anëtarë, Anëtari i parë në cilësinë e anëtarit të përhershëm dhe anëtari i dytë në cilësinë e anëtarit zëvendësues.

Anëtarët përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozohen nga Ministri, ndërsa anëtarët përfaqësues nga Instituti i Statistikave (INSTAT) propozohen nga titullari i INSTAT.

Nën drejtimin e Zëvendësministrit të Brendshëm si Negociator Përgjegjës dhe Kryetar i GNPIE i mbështetur nga Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, GNPIE Kapitulli 22 përbëhet nga 23 (njëzetë e tre) anëtarë të përhershëm7 nga institucionet kontributore, të organizuar në katër nëngrupe secili të udhëhequr nga një drejtues dhe 2 (dy) vëzhgues si më poshtë:

Nën-grupi 1 – Politika dhe Korniza Ligjore

Nën-grupi 2 – Korniza Institucionale dhe Kapaciteti Administrativ

Nën-grupi 3 – Programimi dhe Monitorimi dhe Vlerësimi

Nën-grupi 4 – Menaxhimi Financiar, Auditimi dhe Kontrolli.

Anëtarë të tjerë – Zyra e Kryenegociatorit – Përfaqësues/Koordinator nga Sekretariati i Integrimit të caktuar për koordinimin e cështjeve e Kapitullit 22

Vëzhguesit:

  1. Përfaqësuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit
  2. Përfaqësues të Shoqatës për Autonomi Vendore dhe Shaoqatës e Këshillave të Qarqeve

Të gjitha institucionet e mandatuara/nominuara duhet të caktojnë përfaqësuesit e tyre, të cilët do të jenë përgjegjës për të siguruar që përfaqësuesit e tyre të ofrojnë një nivel të lartë ekspertize.

Anëtarët që nuk janë më në gjendje të kontribuojnë efektivisht në GNPIE, do të kenë një rishqyrtim të punës në përputhje me funksionin e tyre në ecurinë e avancimit të procesit të Kapitullit, në rastet kur ata japin dorëheqjen, nuk do të ftohen të marrin pjesë në çdo takim të GNPIE dhe mund të zëvendësohen për pjesën e mbetur të mandatit të tyre si anëtar në GNPIE.