Ceremonia e ndarjes së granteve të “EU4Municipalities” në bashkinë Lushnje

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së granteve të “EU4Municipalities” në bashkinë Lushnje së bashku me Ministrinë e Brendshme si dhe Shoqata për Autonominë Vendore. Në këtë event ishte e ftuar Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Znj. Christine Hohmann. Eventi ishte i dedikuar për 13 bashkitë fituese me projektet e tyre bazuar në thirrjen e dytë. Gjithashtu, krahas ndarjes së granteve u zhvilluan diskutime të hapura me kryetarët e bashkive mbi prioritetet lokale zhvillimore. Ndër tematikat e diskutuara ishte:
1. Asistenca e BE-së për qeverisjen vendore në Shqipëri dhe roli i bashkive në procesin e Integrimit Evropian.
2. Vizioni i Qeverisë së Shqipërisë mbi Reformat e Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *