Berat

Bashkia Berat

Sipërfaqja: 379.98 km2

Popullsia: 98,905

Njesia administrative            Nr banorë                             Nr i familjeve

              Berat                                     62,735                                          9124

Otllak                                    15,205                                         2340

Roshnik                                  3,704                                            628

Sinje                                      5,241                                             837

Velabisht                                12,020                                          2114

       GJITHËSEJ                        95,905                                      15043

Numri i fshatrave: 50

Fshatra Turistikë : Qafë-Dardhë, Roshnik

Pozita Gjeografike

Bashkia Berat kufizohet në veri me bashkitë Kuçovë dhe Ura Vajgurore, në lindje me bashkinë Gramsh dhe Skrapar, në jug me bashkinë Poliçan, ndërsa në perëndim me bashkinë Mallakastër.

Profili

Bashkia e Beratit, pas ndarjes së re territoriale, është një bashkim mes qytetit dhe katër ish-komunave në afërsitë të tij.

Zhvillimi ekonomik

Bashkia e Beratit shumicën e të ardhurave i siguron kryesisht përmes turizmit, biznesit fason, si dhe prodhimeve dhe tregtimit të produkteve të konservuara, Shumë nga banorët kanë kthyer shtëpitë e tyre karakteristike në bujtina për turistët, duke shtuar të ardhurat nga turizmi. Në zonat fushore të ardhurat kryesore sigurohen nga prodhimi i perimeve, ullinjve dhe vreshtarisë. Ndërkohë që në zonat kodrinoro-malore të ardhurat kryesore sigurohen nga pemëtaria dhe blegtoria. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përfshirë bashkinë e Beratit në projektin “Rilindja Urbane” duke rikualifikuar qendrën e qytetit. Biznesi rezulton i orientuar drejt ofrimit të shërbimeve, kryesisht tregti, akomodim dhe shërbime ushqimore.


Sfidat me të cilat duhet të përballet Bashkia Berat

Duke qenë se qyteti i Beratit ka një strategji zhvillimi të orientuar kryesisht tek turizmi historik dhe kulturor, kjo e fundit duhet të integrojë tashmë dhe nevojat e diversifikuara, por dhe resurse të tjera siç janë bujqësia dhe blegtoria, për t’iu përgjigjur sa më mirë integrimit të zonës urbane me atë rurale. Ndër sfidat kryesore të identifikuara nga komuniteti lidhur me pushtetin vendor në bashkinë është menaxhimi i mbetjeve urbane dhe sistemimi i rrjetit të kanalizimeve, situata e rënduar e të cilave vazhdon të dëmtojë mjedisin dhe në veçanti ujërat e lumit Osum.

Financat

Totali i të ardhurave përbëhet:

77% – Buxheti i Shtetit

23% – Të Ardhurat e Veta

 

 

 

 

 

Bujqësia

  1. Sipërfaqe pyje dhe kullota në total dhe sipas njësisë administrative, Bashkia e Beratit ka rreth 180 km2 pyje dhe kullota ose 55 % e sipërfaqes totale.
  2. Sipërfaqja bujqësore në total është 170 km2 ose rreth 45 % e sipërfaqes totale dhe sipas njësive, prodhimet bujqësore më të rëndësishme në total. Njësitë Otllak dhe Velabisht kanë dhe përqindjen më të lartë të tokës bujqësore
  3. Bashkia Berat ka një rrjet prej 68 km/l kanalesh bujqësore ku 39.9 e tyre janë kanale vaditëse dhe 60.1 e tyre janë kanale kullues. Rreth 58.8 % janë kanale të dyta dhe 26.2 kanale të treta. Vetëm 18 % e rrjetit është në gjendje pune dhe afërsisht 60 % ka nevojë për rehabilitim, ndërsa 13 % është totalisht jashtë funksionit.

Sipërfaqet e gjelbra në qytet

Sipërfaqet e gjelbërta në qytet në mënyrë të përgjithshme mund të konsiderohen si vlera ekzistuese 3.35 m2 për banorë, ndërsa standarti është 26 m2 për banorë.

Mbulime me ndriçim dhe me pastrim në zonat urbane dhe rurale

Në bashkinë e Beratit kemi një rrjet rrugor të ndriçuar  prej 33.7 km me një total prej 1102 shtylla, prej të cilave 38 janë shtylla LED. Sipërfaqja e mbuluara me ndricim për Bashkinë e Beratit është 43 %, kurse për njësitë administrative është:

Njësia administrative Roshnik, ndricim për një gjatësi prej 1.4 km me 37 ndriçuesshpërndarës në fshatrat, Roshnik, Vojnik dhe Karkanjoz

Njësia administrative Sinje shtrihet rreth 1.3 km rrjet rrugor të ndricuar ku ndodhen 32 ndriçues. Shërbimi i ndriçimit ofrohet në fshatrat Sinje. Galinë dhe Mbreshtan.

Njësia administrative Otllak shtrihen  1.2 km rrjet i ndriçimit rrugor  me 31 ndriçues ku shumica e tyre janë jashtë funksionit

Njësia administrative Velabisht ky shërbim ofrohet vetëm në fshatin Velabisht me rreth 300 ml i rrjetit me 30 ndriçues.

Bashkia e Beratit ofron shërbimin e pastrimit  për mbetjet e ngurta për 84. 6 % të popullsisë dhe në Njësitë administrative përkatëse. Në qytet ka rreth 270 kontenier të shpërndarë në 160 pika.

Shërbimi me ujë dhe kanalizime, mbulimi në

  1. Mbulimi me ujë për Bashkinë Berat b. Mbulimi me K.U.Z
a. Njësitë Përqindja   b. Njësitë Përqindja
Berat 98 % Berat 88 %
Otllak 88 % Otllak 30 %
Roshnik 98 % Roshnik 0
Velabisht 38 % Velabisht 0
Sinjë 30 % Sinjë 0
Totali 83 % Totali 50 %

 

Bashkia e Beratit mbulon rreth 88 % me kanalizime të Qytetit të Beratit dhe rreth 65 % të fshatit Otllak, ndërsa për Njësitë dhe fshatrat e tjerë përbërës nuk ofrohet ky shërbim.

Edukimi

Shkollat e mesme, në gjithë territortin e Bashkisë Berat ndodhen 11 shkolla të mesme, të cilat 7 ndodhen në Qytetin e Beratit nga të cilat 3 janë profesionale, Njësia Velabisht 1, Njësia Otllak 1 dhe Njësia Sinje 1, dhe Njësia Roshnik 1

Shkollat 9 vjeçare në Bashkinë e Beratit janë 43, gjendja e tyre është e mirë në 23 shkolla, në 20 të tjera kërkohen ndërhyrje.

Ndodhen 43 kopshte në total. Në qytet ndodhen 14, dhe pjesa tjetër në Njësitë Administrative. Njësia administrative Sinje 7 kopshte, Njësia administrative Velabisht 11, dhe Njësia administrative Otllak 8 kopshte, ndërsa Njësia administrative Roshnik me 3 kopshte.

Çerdhet në Bashkinë e Beratit janë 3, ndërsa në Njësitë e tjera nuk ofrohet ky shërbim.

Sipërmarrjet Private

Në qytetin e Beratit ushtrojnë aktivitete ekonomik 1705 biznese nga te cilat 1433 janë biznese të vogla të cilat mbështeten kryesisht në shërbime e më pak në prodhim. Ato ndahen si më poshtë 95 biznese prodhimi, 698 biznese shërbimi, 147 biznese transporti dhe 493 biznese tregtie. Bizneset e mëdha ndahen në 210 biznese Import-Export, 33 biznese ndërtimi dhe 4 Tranporti.

Biznesi i madh mbështet në import export, fusha e dytë është ndërtimi. Ne rang Njësie administrative bizneset ndahen si vijon:  265  në Otllak, 30 në Sinje, 8 në Roshnik, dhe 133 në Velabisht.

Projektet:

  • “Bashkitë për në Europë”
  • “Star 2”
  • “Program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, Askush të mos mbetet pas”
  • “Për planifikimin dhe qeverisjen vendore” USAID
  • “Bashki të Forta”

Kryetari i bashkisë: Ervin Demo

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Ervin Ceca

Numri i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: 31

Numri i punonjësve të administrates: 666

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *